Meta: Liria e votës të mos vihet 
në diskutim, me rëndësi dialogu

Meta: Liria e votës të mos vihet <br />në diskutim, me rëndësi dialogu
Gjatë një takimi organizativ me stukturat e partisë në Berat, kryetari i LSI, Ilir Meta ka komentuar sërish protestën e opozitës. 

Duke folur përpara mbështetësve të tij në këtë parti, Meta është shprehur se për të nuk është shqetësim rezultati i zgjedhjeve, por anormaliteti i politikës shqiptare.
 
“Shqetësimi më i madh i imi është dhe i çdo qytetari të Beratit dhe gjithë Shqipërisë është anormaliteti i politikës sonë, vënia në diskutim e stabilitetit politik të vendit dhe e standartit të zgjedhjeve të 18 Qershorit. Një konfliktualitet politik që është kthyer në biznesin më interesant politik, jo vetëm të atyre që janë protagonist të këtij konflikti prej kohësh por edhe të shumë të tjerëve, konflikt që dëmton dhe rrënon çdo ditë në mënyrë të padrejtë imazhin e vendin tonë dhe që godet shpresat e të rinjve e të rejave se ky është një vend normal, një vend europian, një vend që forcon çdo ditë institucionet e tij, është një vend ku nuk duhet të vihet në diskutim liria e votës sepse ky është themeli i çdo vendi demokratik”, tha Meta. 
 
Meta ka folur gjithashtu dhe për rëndësinë që ka dialogu politik në vend për hapjen e negociatave për integrimin e vendit.
 
“Theksoj nga Berati rëndësinë e jashtëzakonshme që ka forcimi i dialogut politik në vend,në radhë të parë në parlament për të vijuar me axhendën e reformave dhe mbi të gjitha dialogn për të mbyllur sa më shpejt Reformën Zgjedhore dhe për të garantuar një klimë mirëbesimi për zgjedhjet e 18 Qershorit sepse rezultati që Shqipëria do marrë përsa i takon zgjedhjeve të 18 Qershorit do të jetë përcaktues për hapjen e negociatave,për ecurinë e suksesshme të Reformës në Drejtësi dhe ç’është më e rëndësishme,për shpresën e të rinjve e të rejave se vendi ynë është një vend që do të ecë më shpejt në rrugën e progresit dhe të mirëqënies për të gjithë dhe për të shtuar vende të reja pune të mirëpaguara në Berat dhe në të gjithë Shqipërinë”.
 
Duke u ndalur dhe në sitautën politike në vend dhe rolin e LSI meta është shprehur se kjo parti është shtylla më e fuqijshme e demokracisë dhe stabilitetit, integrimit.
 
Për të gjithë ata ata që nuk e kuptojnë ose që nuk duan ta kuptojnë,ose për ata që janë viktima të sterotipit 26-vjeçar bardhë e zi të politikës, LSI-ja që nga krijimi i saj e deri më sot, çdo ditë e më shumë, ka qenë dhe është shtylla më e fuqishme e demokracisë, e stabilitetit dhe integrimit europian të Shqipërisë. Politika shqiptare është një politikë me majft probleme të thella strukturore dhe morale,por nuk e di si do të ishte politika shqiptare pa LSI-në sepse LSI-ja ka qënë gjithmonë një forcë e orientuar drejt kauzave më të rëndësishme, të zgjedhjeve të lira, të listave të hapura, LSI-ja është ndeshur si askush tjetër me padrejtësi dhe me aleanca për të deformuar votat e shqiptarëvë, që nga viti 2015 e në vijimësi, por LSI-ja gjithnjë ka qënë një faktor i rëndësishëm i stabilitetitit të vendit dhe vazhdon të fuqizohet si një faktor i tillë, sepse të gjithë kujtohen për stabilitetin kur nuk e kanë atë, kujtohen për stabilitetin kur dalin bandat dhe maskat në rrugë", tha Meta.  

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

Gjermania lëshon urdhër-arrestin e parë lidhur me shpërthimin në gazsjellësin ‘Nord Stream’

Gjermania lëshon urdhër-arrestin e parë lidhur me shpërthimin në gazsjellësin ‘Nord Stream’