Meta-Lladrovci: Konsolidimi i institucioneve në Kosovë i shërben forcimit të paqes në rajon

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, gjatë një takimi të hënën me të Ngarkuarin me Punë të Republikës së Kosovës në Tiranë, Ramiz Lladrovci, theksoi rëndësinë që ka konsolidimi i institucioneve të Kosovës në forcimin e paqes dhe stabilitetit në gjithë rajonin.

Duke i uruar diplomatit Lladrovci suksese në ushtrimin e detyrës së re pranë Ambasadës së Kosovës në Tiranë, kryeparlamentari shprehu mbështetjen e pakursyer të Kuvendit të Shqipërisë ndaj rritjes së njohjeve të shtetit të Kosovës, ndaj proceseve integruese të vendit, si dhe në shërbim të forcimit të institucioneve demokratike të saj.

I Ngarkuari me Punë i Kosovës shprehu mirënjohjen për mbështetjen e pakursyer të Shqipërisë ndaj Kosovës duke vlerësuar në mënyrëtë veçantë përqasjen konstruktive rajonale të Kuvendit dhe të institucioneve të tjera të Shqipërisë.

Dy zyrtarët biseduan gjithashtu mbi zhvillimet e fundit në rajon, ku kryetari Meta theksoi se mbarëvajtja e proceseve demokratizuese dhe konsolidimi i institucioneve të Kosovës, i shërbejnë forcimit të paqes dhe stabilitetit në të tërë rajonin si dhe perspektivës evropiane të vendeve tona. /ATSH/
 

  • Sondazhi i ditës:

    Pse po tërhiqen kandidatët e Partisë Demokratike?



×

Lajmi i fundit

Papa Françesku sërish me probleme shëndetësore, shtrohet në spital në Romë