Meta: LSI-PS, bashkëpunim afatgjatë
Berisha tenton të prekë zgjedhjet
Kreu i LSI Ilir Meta, dhënë në emisionin “360 gradë” të Artur Zhejit flet për koalicionin me partinë Socialiste, dhe për ndryshimet në KQZ.
Kreu i LSI Ilir Meta, dhënë në emisionin “360 gradë” të Artur Zhejit flet për koalicionin me partinë Socialiste, dhe për ndryshimet në
KQZ.
Pse vendosët t’i thoshit po ftesës së PS për koalicion?Interesi për të vendosur një balancë të re midis pushteteve për shkak të përqendrimit gjithnjë në rritje të shumë pushteteve në duart e një partie të vetme, në rastin konkret PD, në koalicion këto 4 vite.
A mendoni se do të jetë i qëndrueshëm në kohë edhe ky reflektim i juaji dhe i Ramës për një bashkëpunim serioz dhe afatgjatë?Besoj se po, janë të gjitha arsyet, të gjithë faktorët.
Gjinushi, thotë që Meta mund të jetë njeri shumë i rëndësishëm por mund të shesi ndeshjen? Ka pasur dhe eksperiencën e parë të bashkëpunimit me doktorin, që në ‘92 kur s’kishte nevojë fare për votat e tij.
Berisha, thotë që largimi i LSI është pjesë e një komploti për rrëzimin e qeverisë?Ky është një produkt i një formimi që vjen nga e kaluara. Nuk ka pasur asnjë komplot, kjo ka qenë zgjedhje tërësisht e natyrshme. Ne synojmë ndryshimin e qeverisë dhe të qeverisjes përmes votës popullore.
Ka pasur shumë komente dhe deklarata juaj për 21 janarin...? Qëndrimi im ndaj 21 janarit ka qenë e mbetet i pandryshuar.
Berisha tha që mazhoranca nuk mund të jetë minorancë në KQZ?Ky ishte një konceptim tërësisht partiak dhe tepër i rrezikshëm për integritetin e instituicieneve të pavarura si KQZ.
Ka kohë për të krijuar një tavolinë negociatash për këtë çështje? Dikush do bëjë një përpjekje për të intimizuar popullin opozitar me prova forca.
Po akuzoni Berishën për tentativë për të vënë dorë mbi zgjedhje?Absolutisht! Kjo mënyrë është për të prishur zgjedhjet.
Berisha tha se nëse doni të negociojmë hajdeni të negociojmë, do ishit i gatshëm nëse do kishte një ftesë?Ai i referohet një marrëveshjeje që ka bërë me z.Nano para dhjetë vitesh, ndërkohë që kodi ka ndryshuar tre herë deri më tani. S’është LSI apo unë pasuesi i z.Nano.
Ç’do të thotë të shkatërrosh zgjedhjet?Të shkatërrosh zgjedhjet si imazh, si standard pasi vetë KQZ-ja kërkon një performancë tjetër dhe një standard më të lartë.
Marrë me shkurtime nga “360 gradë”Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 12.04.2013
Redaksi Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarin?
-
Po
74.2%
-
Jo
22.7%
-
Nuk e di
3.1%
Vota total: 840
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
KQZ 'kënaq' PD e PS, diaspora do të sqarohet me SMS për gabimet në regjistrim, mund të riaplikojnë
9 Janar, 15:51
-
Diaspora voton! Të shtunën hapet regjistrimi për emigrantët, në KQZ partitë ende debat të ‘ndezur’
8 Janar, 16:13
-
Vota e diasporës kërkon ndërhyrje në Kod Zgjedhor, PS-PD drejt negociatave! Duhen afate të reja, mazhoranca gati 'të lëshojë' numërimin në KQZ
7 Janar, 19:04
-
Eduard Zaloshnja: 3.73 milionë shtetas në moshë për votim dhe 900 mijë fëmijë e adoleshentë
7 Janar, 12:15
-
Zgjedhjet/ Nga 11 janari, qeveria e bashkitë ‘kyçen’ për fushatë, ndalohen legalizimet e bonuset! KQZ skuadër për monitorimin e politikanëve në internet
6 Janar, 16:25
-
Zgjedhjet 2025/ Taulant Balla thirrje diasporës të regjistrohet prej 11 janarit: Fleta e votimit pas plotësimit duhet nisur për në Shqipëri
5 Janar, 16:46
-
KQZ testim teknik Platformës Elektronike të Regjistrimit në prani të Shoqërisë Civile
3 Janar, 18:32
-
Speciale/ Zgjedhjet 2025, ja si do regjistrohet një emigrant për të votuar! Celibashi për Report Tv: Qeveria 5 mln euro për të paguar postën, por duhet ndryshuar Kodi
2 Janar, 11:40
-
Celibashi uron vitin e ri 2025: Ftesë të gjithë emigrantëve të regjistrohen nga 11 janari për zgjedhjet parlamentare
1 Janar, 18:44
-
Zgjedhjet e 11 majit/ Dokumentet e skaduara rrezikojnë votën e diasporës, Haçkaj: Qeveria të shtyjë vlefshmërinë
1 Janar, 12:26
-
Debatet, partitë duan të numërojnë votën e diasporës! PD kundër Celibashit: S’mund të shpikni proces të ri! PS rezerva: Vëzhgues apo anëtarë?
30 Dhjetor 2024, 16:56
-
Zgjedhjet 2025/ KQZ teston 'PER', platformën për votuesit jashtë Shqipërisë! Celibashi: Llogarinë mund ta krijojë kushdo, nëse përmbushen kushtet regjistrohesh si zgjedhës
27 Dhjetor 2024, 08:55