TIRANË.- Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta u shpreh sot në mbështetje të hapjes së dosjeve të Sigurimit të Shtetit, pasi sipas tij, ky proces do t'i shërbente transparencës.
"Hapja e dosjeve është një proces që ka një histori shumë të gjatë, sa ajo e tranzicionit. U bë rreth 24 vjet që ky proces hapet e rihapet në mënyra të ndryshme apo të njëanshme. Unë jam dakord për një hapje, për transparencë, duke mos cënuar parimet kushtetuese, të cilat po ashtu janë shumë të rëndësishme, pasi i dimë problemet që kanë ndodhur në të kaluarën me ligjin 'Për Lustracionin'", u shpreh Meta.
Çdo hapje, tha ai, është pozitive, pasi do i shërbente transparencës në raport me opinionin publik, përjashto rastet kur cënohet siguria kombëtare", nënvizoi kryetari i Kuvendit.
I pyetur nga gazetarët nëse LSI do të mbështeste një vendim të mundshëm të qeverisë për rritjen e çmimit të energjisë, Meta konfirmoi se kjo forcë politike, pjesë e maxhorancës qeverisëse, do të vazhdojë të mbështesë të gjitha reformat në sektorin energjitik.
"Ne do të mbështesim të gjitha reformat në këtë drejtim, të cilat e kthejnë këtë sektor, nga një pengesë e madhe dhe me një kosto të jashtëzakonshme për zhvillimin ekonomik të vendit e për koston e jetës së qytetarëve, në një faktor pozitiv. Brenda dy-tre vitesh duke mbështetur këto reforma strukturore, duke goditur abuzimin dhe fenomenin e vjedhjes së energjisë, do të merren të gjitha masat për të mbështetur dhe shtresat në nevojë të shoqërisë", u shpreh Meta.
I pyetur për reagimet e deputetëve të LSI-së ndaj fondeve të parashikuara në buxhetin e ri për industrinë fasone, kryetari i Kuvendit u përgjigj se çdo debat synon përmirësimin e buxhetit.
"Ky buxhet është përgjegjësi jo vetëm e qeverisë, por e gjithë parlamentit dhe çdo debat synon përmirësimin e tij. Nëse nuk do kishte asnjë debat ju (media), me të drejtë do të ngrinit shqetësimin se parlamenti nuk funksionon, por thjesht noterizon projektet e ardhura nga qeveria. Por, në fakt e vërteta është se parlamenti funksionon dhe bashkëvepron me qeverinë në mënyrë mjaft aktive", iu përgjigj kryetari i Kuvendit, Ilir Meta interesimit të gazetarëve, pas takimit me kryetarin e Parlamentit të Republikës të Turqisë, Cemil Çiçek, i cli ndodhet në Tiranë për një vizitë zyrtare./ATSH/
/Shqiptarja.com