-Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta viziton bizneset fason në qytetin e Fierit-
TIRANË, 9 Nëntor/ATSH/-Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta vizitoi sot disa biznesie fason në qytetin e Fierit. Gjatë vizitës së tij, Meta u shoqëruar nga zv. Ministri i Bujqësisë , Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, Alban Zusi, deputetët e LSI-së, Petrit Vasili dhe Robert Bitri dhe drejtorë rajonal të bujqësisë.
Kryetari i Kuvendit, Meta në fillim u ndal në sipërmarrjen fason në pronësi të shtesave italianë Francesco dhe Luciano Meini. Ky biznes që ushtron aktivitetin e tij që nga viti 2006, prodhon këpucë, importon dhe eksporton lëndë të para për fasonët dhe ka aktualisht 437 të punësuar, si dhe biznesin fason "Picari Shpk", në pronësi të Nimet dhe Zejni Musait, që ushtron preh 14 vitesh aktivitetin në Fier dhe ka 360 të punësuar, prodhon konfeksione të ndryshme, bën import-eksport të këtyre mallrave, si edhe tregton me shumicë e pakicë të mallra të ndryshme industriale.
Meta, duke folur për biznesin fason, u shpreh se "mbështetja që i është dhënë nga Parlamenti dhe nga qeveria, në mënyrë të veçantë biznesit fason, ka sjellë efekte mjaft pozitive në një rritje të ndjeshme të prodhimit dhe të eksporteve, por edhe të numrit të të punësuarve. Padyshim që ka rëndësi që paketa në mbështetje të biznesit fason të monitorohet në mënyrë të vazhdueshme dhe të bëhen përmirësime gjithnjë dhe me të përshtatshme në mënyrë që ky biznes të ecë në rrugë të sigurt drejt rritjes së tij, por njëkohësisht të rrisë gjithnjë e më shumë mundësitë për të realizuar ciklin e mbyllur, brenda vendit, që të shtohen sa më shumë prodhimet "Made in Albania", pohoi Meta. /i.vata/ /y.pa/