Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta mblodhi Kryesinë për të diskutuar mbi aksionin e tyre për zgjedhjet e 14 majit. Në deklaratën për mediat Meta tha se më 14 maj opozita do të arrijë një rezultat spektakolar dhe se do t’i japin fund monizmit për t’i kthyer bashkitë qytetarëve.
Ti japim fund monizmit kemi datë të rëndësishme 14 majin, dita e fundit e monizmit në qeverisjen vendore, dita e parë e kthimit ët qyteteve në duart e qytetarëve. Rikthimi i llogaridhënies në çdo bashki dhe përfaqësimi me grupe sa më të gjerë këshilltarësh është objektiv i yni. 1650 kandidatë për këshilltarë në të gjitha bashkitë e vendit. Të gjithë ne do jemi të përgjegjshëm për të zgjedhur ata njerëz të devotshëm ndaj komunitetit”, tha Meta.
Meta u ndal edhe në 15-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës dhe hodhi akuza ndaj kryeministrit Edi Rama se ka goditur Prishtinën dhe se ka vënë para interesat e Beogradit.
"Ka marrë goditje edhe nga Rama, i cili ka vendosur interesat e tjetërkujt para interesave kombëtare dhe para detyrimeve të tij kushtetuese se Shqipëria ka pasur prej kohësh një politikë të stabilizuar sa i takon çështjes së Kosovës dhe rajonit në përgjithësi. Jemi të lumtur që Kosova e feston edhe me arritje që kanë treguar se një shtet i ri me vullnet të fortë politik mund të arrijë suksese shumë të rëndësishme", tha Meta.
Meta akuzon Partinë Socialiste se ka zgjedhur që të intimdojë opozitën, po kreu i Partisë së Lirisë thotë se përgjigjen do e marrin më 14 maj me rezultatin spektakolar të opozitës.
"Ky intensitet komunikimi me qytetarët do të na çojë drejt atij rezultati spektakolar që do të arrijë opozita më 14 Maj. Sirenave të trishtimit do i përgjigjemi me optimizmin e popullit të lirisë. Ata që kanë zgjedhur intimidim, frikësim janë në panikun e humbjes dhe çdo provokim që bëjnë ndaj opozitës i bën më të pashpresë dhe i izolon më shumë. Edhe vetë socialistët e kanë kuptuar që me Edi Ramën edhe vatrat e socialistëve zbrazen çdo ditë. Vetëm një pakicë e pashpirt që nuk njeh kushtetutë dhe nuk njeh ligj ka përfituar në kurriz të shumicës dërrmuese të qytetarëve", tha ai.
Meta njoftoi se ditën e hënë do të hapen kandidaturat për këshillat bashkiakë, si edhe janë përcaktuar kriteret për përzgjedhjen e tyre.
"Sot Kryesia e Partisë të Lirisë diskutoi për kriteret e përzgjedhjes të 1650 kandidatëve të saj për Këshillat Bashkiake për zgjedhjet e 14 Majit. Integriteti, lidhjet me komunitetin dhe fuqia denoncuese e korrupsionit do të jenë kritere kryesore për kandidim. Nesër Komiteti Drejtues Kombëtar do t’i miratojë përfundimisht këto kritere. Nga dita e hënë procesi i aplikimit për kandidim do të jetë i hapur", shkruan Meta.
Në mbledhjen e sotme, Partia e Lirisë ka miratuar kriteret për kandidatët për këshillat bashkiak në zgjedhjet lokale të 14 Majit, ndër të cilat dallohet edhe angazhimi në rrjetet sociale. Ndërkohë po sot është emëruar në postin e sekretares për Çështjet Sociale dhe Barazinë Gjinore Brunilda Paskali. Në mbledhje u vendosën edhe pesë anëtarë të rinj në kryesinë e PL: Kontjana Kuçi; Gentjan Çala; Ismeralda Seidolli; Anisa Ibraj; Viktor Tusha; Faik Basha; Luigj Turmalaj.
Kandidatët duhet të plotësojnë këto kritere:
Angazhimi publik, kontributi në komunitet, në media qendrore dhe lokale, rrjete sociale
Angazhim publik në denononcimin e korrupsionit në nivel qendror dhe lokal.
Performanca zgjedhore ku kandidati angazhohet, në qendrën e votimit, njësinë administrative dhe Bashkinë.
Te jetë aktiv në organizimin e takimeve me komunitetin deri në shpalljen e listës përfundimtare.
Qendrueshmëri politike.
Parti e Lirise apo Parti e Loqkes?
PërgjigjuPL = partia e plehrave ( plehrave toksike )
PërgjigjuMe 14 maj mer breket e Monikes e shko laji andej nga Lalsi.
PërgjigjuSot feston gjithe Kosova e Shqiperia skemi kohe te merremi me perallat dhe genjeshtrat tuaja.
PërgjigjuMe dat 14 do dilni e te thoni perseri qe rama na i beri me hile
PërgjigjuNuk ju beson me njeri juve o legena
PërgjigjuJu jeni te goditur gjithmone o te shkrete
PërgjigjuMe 14 maj ju pret perseri humbja juve o ilir
PërgjigjuAsgje nuk keni per tr arritur se asnje nuk ju beson juve se dine shume mire se cfare kriminelash jeni.
Përgjigjume 14 jeni te humbur.Asnje nuk ju do ty dhe saliun
Përgjigju