Pas anulimit të datës së zgjedhjeve lokale të 30 Qershorit, Presidenti Ilir Meta ka vijuar edhe sot në ditën e dytë takimet konsultative me drejtuesit e partive opozitare për të diskutuar një datë tjetër për zhvillimin e zgjedhjeve lokale. Rreth orës 19:00 të mbrëmjes së sotme shkallët e Presidencës i ngjiti kryetari i PDIU-së, Shpëtim Idrizi në koalicion me PD-në. Pas takimit, ai tha se nuk diskutoi me Presidentin për datë të re zgjedhjesh, ndërsa i bëri thirrje kryeministrit që të hedhë hapin e parë për të zgjidhur krizën politike ku ndodhet vendi.
"Ky takim vjen në një situatë shumë të vështirë për demokracinë, ku vendi po rrëshqet në autoritarizëm. Sigurisht vlerësojmë aktin për zhdekretimin e datës 30 Qershor për t'u dhënë mundësi forcave politike. I bëmë të qartë se sot nuk është dita për të diktuar për një datë të re, por për të ikur nga spiralja ku jemi futur, që po e nxjerr vendin jashtë shinave institucionale. Kokat e nxehta ti thërrasin arsyes dhe kauza e opozitës janë zgjedhjet e lira.
Për gjithë është e qartë, që zhdekreitmi i datës është rasti i mirë për të gjitha forcat, por në radhë të parë për atë që e ka në dorë, i takon atij kryeministrit që të ulet dhe të japë zgjidhje. Jemi në një moment delikat, pasi paligjshmëria po vijon me akte si ati i KQZ-së apo parlamentit. Koha për arsye. Duhet një pakt kombëtar me të gjitha forcat, duhet një reflektim, i bëj thirrje arsyes së kryeministrit Rama. Nuk ka një datë zgjedhjesh, imagjinon nëse opozita do të mblidhej dhe të thoshte se zgjedhjet parlamentare do të bëhen zgjedhjet në datë 10 korrik?!" tha ai.
I pyetur për vendimin e KQZ për të injoruar dekretin e Metës, ai tha se "Kemi parë çudira nga më të mëdhatë, e bënë KQZ si gjykatë. Për të gjithë ata që duan të kuptojnë, akti i presidentit ka natyrë individuale, por për të gjithë data e dekretimit të zgjedhjeve është e drejtë e presidentit". Por a do të ulej në tryezë me kryeministrin Rama? "Kur bëhet fjalë për tryezë të forcave politike cdo njeri ka të drejtën si kryetar partie" përfundoi ai.
Je bere aleat me grekun Dule dhe harrove tokat came
PërgjigjuIk ore Idriz je bere me keq se leshelija sa majtas sa djathtas sa here te preket interesi per paaftesin tende mderon qendrim
PërgjigjuKete radh do te pyes ty Rama o idjot,shko pas lulashit se mir do te dal o debil!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
PërgjigjuA thua po te vjen mendja o idriz???????????????????????????????????Pak me vones je me duket.
PërgjigjuKur au kerkonte Rama per dialog ku ishe ti mor mut? apo hidhje fall se kush do fitonte ,e di mire te kush fallxhore shkon
Përgjigju