Meta me ambasadorë të huaj, rafting në Kanionet e Osumit/FOTO

Meta me ambasadorë të huaj, rafting në Kanionet e Osumit/FOTO

Presidenti Ilir Meta së bashku me ambasadorë të huaj në Kanionet e Osumit

Presidenti i vendit me një vizitë të tij në Skrapar e ka hapur sezonin turistik. Gjatë vizitës kreu i shtetit ka zhvilluar aktivitete të shumta ajo që ra më së tepërmi në sy ishte rafting në Kanionet e Osumit së bashku me miqtë ambasadorë të huaj.

Presidenti Meta gjatë vizitës së tij në Përmet ka akorduar me titullin "Mjeshtër i madh" sportistit të mirënjohur përmetar Ethem Kaso.

Meta ka thënë që ndiohet i nderuar që viziton një qytet ku kanë lindur vëllezërit Frashëri, udhëheqësit e Rilindjes sonë Kombëtare.

Një sport i ri në lumenjtë tanë shekullorë, i ka kthyer kanionet e Osumit në arena të vërteta sportive dhe atraksioni të veçantë turistik. Kënaqësi të ndaja sot me miqtë ambasadorë adrenalinën e paparë që të dhuron rafting.

Presidenti Ilir Meta në Facebook

Në këto troje kanë lindur vëllezërit Frashëri, udhëheqësit e Rilindjes sonë Kombëtare. Përmeti do të ngelet përherë djepi i shqiptarëve të mëdhenj dhe njerëzve të shquar të artit, kulturës, sportit dhe kengës
Meta: Përmeti shembull i kulturës e edukatës qytetare, qytet i vlerave më të mira të kombit. Gëzohem që e gjej Përmetin përherë e më të bukur e me plot turistë e vizitorë vendas e të huaj.

Presidenti Ilir Meta

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen