Meta me ambasadoren e Francës, s'heq dorë nga sulmet: Me shkeljen e 5 qershorit, Shqipëria larg përmbushjes së kushteve të Konferencës Ndërqeveritare! Shansi i fundit për parlamentin njëpartiak
Ilir Meta me ambasadoren franceze
Presidenti Ilir Meta, në një takim me ambasadoren e Francës, Christina Vasak, me rastin e përfundimit të misionit të saj në Shqipëri, është ndalur sërish të marrëveshja e 5 qershorit, ku thekson se sipas tij shkelja e saj e mban vendin tonë larg plotësimit të kushteve për zhvillimin e Konferencës së Parë Ndërqeveritare.
"Me rastin e përfundimit të misionit në Shqipëri, prita në një takim, Ambasadoren e Francës, Sh.S.Znj Christina Vasak. Vlerësova rolin e saj aktiv për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe, dhe për mbështetjen e sinqertë ndaj procesit të integrimit europian të vendit tonë.
Duke e falenderuar për kontributin thelbësor të Francës në avancimin e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian, konfirmova se vendimi politik i Këshillit Europian i marsit për çeljen e negociatave të anëtarësimit është një mundësi historike për vendin tonë.
Theksova se, fatkeqësisht, Shqipëria është ende shumë larg përmbushjes së kushteve që kërkohen për zhvillimin e Konferencës së Parë Ndërqeveritare, me shkeljen brutale dhe të njëanshme nga ana e mazhorancës së Marrëveshjes konsensuale të 5 Qershorit", shkruan Meta.
Por presidenti shkruan se do t'i japë edhe një mundësi parlamentit për të respektuar marrëveshjen.
"Por unë do t’i jap edhe një mundësi të fundit Parlamentit njëpartiak për të respektuar Marrëveshjen pas kërkesës publike të Partisë Popullore Europiane.
Shpreha besimin se hyrja në fuqi e Marrëveshjes me Agjencinë Franceze të Zhvillimit (AFD), do t’i japë një shtysë të rëndësishme projekteve zhvillimore në Shqipëri, si dhe do të rrisë interesimin për prani më të madhe ekonomike të Francës në Shqipëri", thotë më tej presidenti.
Sondazhi i ditës:
1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?
-
Po
24.1%
-
Jo
17.4%
-
Nuk e di
58.5%
Vota total: 10327
Lajme të tjera
-
Frrok Çupi: Një intervistë që nuk do përgjigje për shkak se është e qartë
1 Maj, 10:11
-
Kryemadhi ‘spastrohet’ nga Kryesia e PL, por zgjidhen dy të besuarit e saj, Braimllari e Elona Guri! Meta: Rama ka kapur për fyti drejtësinë
1 Maj, 10:06
-
Halit Valteri: SPAK ka kërkuar masë arresti për Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin, pritet vendimi
30 Prill, 23:07
-
SPAK kontroll në shtëpinë e Olti Currit, i njohur për lidhjet me çiftin Meta-Kryemadhi
30 Prill, 22:21
-
Veliaj dhe Dumani krahasuar me Metën dhe Llallën
30 Prill, 18:15
-
Intervista/ Basha në Report Tv: Protesta para bashkisë po keqpërdoret për interesa personale! Vula e PD? Telenovelë e stisur! Nuk bashkëpunoj me Metën
30 Prill, 13:00
-
Mblidhet Komiteti Drejtues i PL, ndryshime në Kryesi! Jo vetëm Kryemadhi, Meta: Spastrojmë 6 raste nepotizmi
30 Prill, 07:27
-
'5 pyetjet'/ Tkurrja e opozitës, Teliti: Kemi organizuar edhe protesta madhështore! Analisti: Meta pritet të shkojë në SPAK, po i kërkon mëshirë Berishës
29 Prill, 20:54
-
Injoranca e Ilir Metës në shembullin e Stalinit
29 Prill, 20:43
-
Meta mbledh nesër KDK-në, ndryshime në Kryesi! Largohet Kryemadhi
29 Prill, 19:14
-
Sulmet ndaj SPAK, Meçe: Të isha prokuror Metës do t’i kisha vënë prangat! Avokati: Tritolin ndaj gjyqtarit ta shohim me sy pozitiv, tregon se drejtësia po funksionon
29 Prill, 18:27
-
E ardhmja e Partisë së Lirisë dhe e Ilir Metës
29 Prill, 18:20
Vete besoj se jemi larg permbushjes se kushteve, por kur “nderhyn ky , si mas kepuces”, jam i bindur se nderkombetaret do hapin negociatat
PërgjigjuNJERIU MĒ I PËSHTIR I SHQIPTARVE HAJDUTU ME BLLOK NË DOR NA TREGON 5 PIKAT SI PUNA E BLLOKUT ME NJË TË RAME TË LAPSIT 700. 000 EURO. E KY WC PUBLIKE ILIR PIS HAJDUT META NA BËN DHE ILARITET.
Përgjigju