Meta: Me ardhjen në pushtet, rritje me 50% të pagave për ‘bluzat e bardha’! Financim 5% të GDP për sistemin shëndetësor

 

Kreu i PL-së, Ilir Meta është shprehur se me ardhjen në pushtet do të ketë rritje të menjëhershme me 50% për bluzat e bardha. Ai u shpreh se do të ketë një financim me 5% nga GDP. 

“Do të angazhohemi për një rritje 50% të menjëhershme për bluzat e bardha me synimin për ta dyfishuar nivelin e pagave në shëndetësi. Kjo është emergjente pasi do na ikin të gjithë. Ky është kërcënim shumë serioz për të ardhmen e vendit, për shëndetin e qytetarëve tanë. Gjithashtu synojmë financim me 5% të sistemit të shëndetësisë.

Rritja e buxhetit të shëndetësisë në të paktën 5% të GDP, që do të arrinte nivelin mesatar të vëndeve të Ballkanit, është detyrim përpara qytetarëve tanë. 

Mundësitë për ta arritur një objektiv të tillë janë aty dhe largimi i kësaj qeverie e bën të realizueshëm këtë objektiv kaq të madh.

Ky financim deri ne 5% te GDP i jep realisht  frymëmarrje sistemit shëndetësor, frenon ikjen e mjekëve dhe infermierëve, rrit cilësinë dhe u jep shqiptarëve sistemin shëndetësor, që ata meritojnë dhe për të cilin kontribuojnë aq shumë me taksat, me djersën dhe me mundin e tyre."- tha Meta.


Lajmi kryesor:

Shëndetësia/ Meta: Pandemia e provoi dështimin e qeverisë, falsifikuan shifrat! Ne do të rrisim me 50% pagat për ‘bluzat e bardha'! 5% financim të GDP për buxhetin


G.MO/r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Akuzat e opozitës për mbylljen e TikTok! Rama fiton garën me fansat, 2 milionë pëlqime! Berishën e mund edhe Arlind Qori

Akuzat e opozitës për mbylljen e TikTok! Rama fiton garën me fansat, 2 milionë pëlqime! Berishën e mund edhe Arlind Qori