Meta me deputetët shqiptarë: Në
negociata për problemet e shqiptarëve
Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta gjatë vizitës së tij në Mal të Zi zhvilloi një takim edhe me deputetët shqiptarë të Parlamentit malazez ku ka thënë se Kuvendi i Shqipërisë ka nisur negociatat me Kuvendin e Malit të Zi për zgjidhejn e një sërë çështjes që shqetësojnë pakicën shqiptare.
Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta gjatë vizitës së tij në Mal të Zi zhvilloi një takim edhe me deputetët shqiptarë të Parlamentit malazez ku ka thënë se Kuvendi i Shqipërisë ka nisur negociatat me Kuvendin e Malit të Zi për zgjidhejn e një sërë çështjes që shqetësojnë pakicën shqiptare.
Gjatë bashkëbisedimit me deputetët Halil Dukovic, Luigj Shkrela, Nikollë Gegaj, Nik Gjeloshaj dhe Dritan Abazovic, Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë z. Ilir Meta diskutoi për problematikat që prekin popullsinë e pakicës autoktone shqiptare të Malit të Zi dhe dëgjoi me vëmendje shqetësimet dhe sugjerimet e tyre për disa çështje të ndjeshme për këtë pakicë nacionale.
Meta pasi u informua nga deputetët për çështje konkrete që lidhen me decentralizimin e pushtetit lokal në komunën e Tuzit, me zbatimin e ligjit për të mirat detare në Ulqin dhe rrethina, ashtu siç zbatohet edhe në komuna të tjera të bregdetit malazez, për çështje të arsimit të fëmijëve shqiptarë, apo edhe për përdorimin e simboleve kombëtare dhe gjuhës amtare shqipe në institucione lokale në komuna me shumicë shqiptare, nënvizoi se Kuvendi i Shqipërisë i mbështet kërkesat legjitime të pakicës shqiptare dhe është në komunikim të vazhdueshëm edhe me autoritetet malazeze të cilat kanë treguar mirëkuptim për shumë çështje.
Meta, shoqëruar prej Kryetares së Komisionit të Jashtëm Arta Dade dhe deputeti i Malësisë së Madhe njëkohësisht Kryetar i Grupit Parlamentar të Miqësisë Paulin Sterkaj, përcolli mesazhin se duke vlerësuar progresin substancial të arritur deri më sot si dhe vëmendjen e autoriteteve malazeze, Tirana zyrtare do të punojë më ngushtë me Podgoricën dhe Kuvendi i Shqipërisë do t’i mbajë dyert hapur për të gjithë shqetësimet legjitime të tyre.
Njëkohësisht Meta konfirmoi angazhimin e tij personal për të avancuar kërkesat shqiptare të cilat duhet t’i shërbejnë jo vetëm interesit ekonomik e social të shqiptarëve, por edhe stabilitetit e forcimit demokratik si dhe perspektivës euro-atlantike të Malit të Zi.
Kryetari Meta theksoi se një Mal i Zi i fortë e i integruar në BE e në NATO, i shërben më mirë nevojave të shqiptarëve, të cilët kanë merita të pamohueshme në të gjithë momentet kyçe shtetformuese e demokratike të vendit fqinj.
Meta bashkërisht me Daden dhe Sterkajn i inkurajuan deputetët shqiptarë që pavarësisht përkatësive partiake, kur bëhet fjalë për prioritetet që prekin popullsinë shqiptare, të gjithë faktorët politikë duhet të bashkohen për t’i shërbyer më me efikasitet këtij interesi të përbashkët kombëtar
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15.1%
-
Të gabuar
81.6%
-
Nuk e di
3.3%
Vota total: 4062
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb
25 Dhjetor, 20:12
-
Një nga ne/ 'Ndenja 16 vite vetëm', prek i moshuari: Ndjeva një boshllëk, më mirë në azil me shokë
25 Dhjetor, 20:04
-
Ylli Pata: Legjendat elektoralo-amerikane të Sali Berishës
25 Dhjetor, 20:00
-
Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!
25 Dhjetor, 19:46
-
Qeveria shqiptare do mbyllë TikTok-un, Joleza Koka: Jam kundër, mund të vendosen filtra! Gëzim Tushi: Nuk duhet të kemi fobi teknologjinë
25 Dhjetor, 19:40
-
Analiza e VOA: Demokracia në provë në Evropën Lindore mes akuzave për ndërhyrje nga Rusia
25 Dhjetor, 19:34
-
Elon Musk: Mos dhuroni më asnjë qindarkë për Wikipedia-n, kontrollohet nga ekstremi i majtë
25 Dhjetor, 19:23
-
Berisha me gratë demokrate të LDG: Kjo është qeveria e Luciferit, 13 km rrugë për të vjedhur 14 herë! Ministret e Ramës pa forcë morale
25 Dhjetor, 19:13
-
Puna e SPAK në 2024, Dervishi: Po u zbardh çka ndodhur me Ervis Martinajn bie piramida e krimit! Petraj: Si u privatizua CEZ do hap 'Kutinë e Pandorës'
25 Dhjetor, 18:54
-
Ben Andoni: PD-ja përballë protestave, por pa publikun?!
25 Dhjetor, 18:53
-
Dosja 'Sky ECC' në Greqi: Çfarë u zbulua për Aleksandër Sadikajn dhe si u transferuan në Spanjë 400 mijë euro nga Denis Grabocka
25 Dhjetor, 18:45
-
Të shtëna me armë 'Shotgun' në Durrës, s'ka të lënduar! Shkak sherri mes dy personave të dehur në lokal, Policia shoqëron autorin (VIDEO)
25 Dhjetor, 18:28