TIRANE - Kreu i Kuvendit, Ilir Meta tha sot gjatë takimit me përfaqësues të Fondit Monetar Ndërkombëtar se situata ekonomike në Evropë e detyron Shqipërinë ta rrisë mirëmenaxhimin e financave publike. 

Kryeparlamentari njohu përfaqësuesit e FMN-së me axhendën e reformave prioritare në vend. Meta tha se do të ketë rritje të efikasitetit të politikave ekonomike dhe do të thellohet bashkëpunimi me FMN-në për progresin e reformave ekonomike.
 
Duke u ndalur në reformën në Drejtesi, ai vlerësoi se është “thelbësore për klimën e biznesit dhe për rritjen e besimit të investitorëve të huaj”. 

Pjesë e delegacionit të FMN-së që u prit nga Meta ishte shefja e Misionit për Shqipërinë, Anita Tuladhar dhe përfaqësuesi Rezident i FMN-së në Tiranë, Jens Reinke. Gjatë takimit, u diskutua mbi ecurinë e marrëveshjes mes FMN dhe Qeverisë shqiptare dhe mbi klimën ekonomike në vend.
 
Redaksia Online
m.b/Shqiptarja.com