TIRANË - Kryetari i Kuvendit Ilir Meta ka pritur sot, shefen e Misionit të Vëzhgues të Zgjedhjeve të
OSBE/ODIHR, gjatë zgjedhjeve parlamentare të 23 qershorit, Conny McCormack.
Gjatë takimit, kryeparlamentari Meta vlerësoi mbarëvajtjen e zgjedhjeve të fundit në Shqipëri si një zhvillim tepër pozitiv për demokracinë shqiptare, i shprehu mirënjohjen McCormack për përkushtimin dhe kontributin e saj dhe të Misionit Vëzhgues të ODIHR ndaj standardeve të zgjedhjeve të 23 qershorit si dhe për rekomandimet e raportit përfundimtar për vëzhgimin e zgjedhjeve.
Meta në fjalën e tij ka theksuar faktin se, shqiptarët treguan pjekuri dhe qytetari duke votuar për një të ardhme evropiane dhe duke iu larguar klimës konfliktuale të të kaluarës. Në këtë drejtim, Meta nënvizoi se standardet e arritura në 23 qershor duhet të konsolidohen si standarde të pacënueshme për të ardhmen, duke theksuar njëkohësisht rëndësinë e forcimit të bashkëpunimit me OSBE/ODIHR.
McCormack, pasi shprehu kënaqësinë për punën e Misionit Vëzhgues gjatë zgjedhjeve të fundit parlamentare, u shpreh se OSBE/ODIHR është i gatshëm të punojë me institucionet shqiptare, me grupet e interesit dhe me shoqërinë civile për të rritur më tej standardet e zgjedhjeve të ardhshme, me fokus kryesisht në rritjen e kapaciteteve trajnuese të stafit administrativ dhe të komisioneve.
Duke diskutuar mbi Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Kryetari i Kuvendit z. Meta u shpreh se çdo ndryshim apo riformatim i tij duhet bërë përmes frymës së konsensusit politik dhe në bashkëpunim të plotë me institucionet dhe ekspertët ndërkombëtarë, në mënyrë që të evitohen ndërhyrjet politike ndaj integritetit të punës së këtij institucioni të rëndësishëm në të ardhmen.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
57%
-
Jo
40.4%
-
Nuk e di
2.6%
Vota total: 5211
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Numërimi i votave, Celibashi: S’është koha që partitë të ikin! PD kundër numëruesve që vijnë nga administrata: Katastrofale
10 Dhjetor 2024, 15:29
-
Zgjedhjet 2025/ Komisioni i Venecias: Punoni të jenë të lira, OSBE: Depolitizoni administratën zgjedhore! Celibashi: Do të sillte mosnjohje rezultati
10 Dhjetor 2024, 10:23
-
Shqipëri, shqetësim transparenca e financimit në zgjedhje
9 Dhjetor 2024, 20:38
-
OSBE trajnon gjyqtarët dhe prokurorët e ardhshëm mbi trafikimin e qenieve njerëzore
6 Dhjetor 2024, 14:15
-
OSBE, trajnim punonjësve të Burgjeve për standardet e të drejtave të njeriut
22 Nëntor 2024, 15:44
-
'Krimet me armë të lehta ndodhin kudo por në Shqipëri është më i ashpër' Ambasadori i OSBE-së: Siguria nuk është vetëm përgjegjesi e policisë
20 Nëntor 2024, 17:32
-
Goditja e korrupsionit politik, financimi i partive dhe kufizimi për punësimin e titullarëve pas mbarimit të detyrës! Zbardhen disa nga propozimet në Komisionin e Posaçëm
13 Nëntor 2024, 09:47
-
Mbahet tryeza e parë për Dokumentin Analitik, ekspertët zbulojnë gjetjet dhe rekomandimet për integritetin e administratës publike dhe konsolidimin e shërbimeve digjitale
4 Nëntor 2024, 20:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera', OSBE flet për sondazhin: E konsultuam me Kuvendin
29 Tetor 2024, 09:18
-
Fitorja e partisë proruse, Presidentja e Gjeorgjisë thotë se nuk e njeh rezultatin e zgjedhjeve
27 Tetor 2024, 22:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera, çfarë gjinie je?', Tritan Shehu denoncon 'sondazhin' e OSBE-së për deputetët: Fyes, refuzoj ta plotësoj
24 Tetor 2024, 20:21
-
Prapaskenat e garës për sekretarin e Përgjithshëm të OSBE, Shqipëria me kandidaturën e Igli Hasanit mund rivalin turk! Si do zgjidhet në Vjenë
26 Shtator 2024, 17:15