TIRANE - Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta së bashku me zv/ministren e Arsimit dhe Sportit Nora Malaj, kanë marë pjesë sot në aktivitetin e organizuar në ambjentet e Kuvendit te Shqiperise , në kuadër të Ditës Portokalli. Kjo ditë është përcaktuar nga Kuvendi i Shqipërisë , si simbol i luftës kundër dhunës së grave dhe diskriminit.
Ky aktivitet ka mbledhur në ambjentin e Kuvendit, nxënës të shkollavë të Tiranës dhe studentë të Universitetit të Arteve, në kuader të mbështetjes dhe sensibilizimit te shoqerise ndaj dhunës gjinore.
Duke i uruar mirëseardhjen nënave dhe studentëve, Kryetari i Kuvendit Ilir Meta u shpreh se “ky aktivitet jo vetëm që çmon dhe sjell emocione pozitive por synon të ndërgjegjësojë shoqërinë dhe Kuvendin e Shqipërisë për më shumë vëmëndje ndaj të drejtave të fëmijëve dhe grave, për të ardhmen”.
Gjatë fjalës së tij z. Meta cilësoi se “duhet ti japim mbështetje organizative për të drejtat e fëmijëve . Dhuna ndaj grave dhe fëmijëve sot është një fenomen që kërkon zgjidhje duke promovuar dhe ndërgjegjësuar shoqërinë. Ne nuk mund të tolerojmë dhunën ndaj grave, ndaj duhet të krijojmë kushtet e përshtatshme për një të ardhme më të mirë”.
Dita “Portokalli”, organizohet dy ditë para festës së gruas dhe nënës, pra 8 marsit.
Marrë nga ATSH
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com