Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta mori pjesë në hapjen së Kampingut e LRI-së në Jalë ose siç quhet ndryshe Akademia Politike Verore e LRI-së, ku marrin pjesë rreth 1500 të rinj nga e gjithë Shqipëria dhe që zhvillohet për të nëntin vit radhazi.
Kryetari i LSI-së theksoi se problemin më të madh e kemi te bashkëjetesa politike dhe konfliktet e tepërta e të panevojshme politike.
"Problemin më të madh e kemi te bashkëjetesa politike, sepse u bënë 26 vjet dhe vendi ende ka një konflikt të tepërt dhe të panevojshëm politik aq më tepër jo për çështjet më substanciale", u shpreh Ilir Meta.
Ndër të tjera kryetari Ilir Meta vlerësoi bashkëjetesën fetare se jemi të kujdesshëm dhe nuk vazhdojmë të kultivojmë e mbrojmë këtë bashkëjetesë.
"Ne jemi një model bashkëjetese brenda vendit tonë, i harmonisë fetare, por edhe këtë nuk duhet ta mendojmë se do ta kemi gjithmonë në rast se nuk jemi të kujdesshëm dhe nuk vazhdojmë ta kultivojmë e mbrojmë këtë bashkëjetesë nga çdo tendencë për të krijuar konflikte", u shpreh Ilir Meta.
Gjithashtu në fjalimin e tij, Kryetari i LSI-së nënvizoi se globalizimi është një motiv për të punuar akoma më shumë me fqinjët tanë për të kuptuar se vetëm të bashkuar në politikë dhe në ekonomi, ne do të arrimë të konkurrojmë dhe të përfitojmë më shumë nga globalizimi se sa të vuajmë nga disa pasoja të pashmangshme të tij.
“Globalizimi është një motiv tjetër për të punuar akoma më shumë me të gjithë fqinjët tanë për të kuptuar se vetëm të bashkuar, jo vetëm në politikë, por në ekonomi, ne do të arrimë të konkurrojmë dhe të përfitojmë më shumë nga globalizimi, se sa të vuajmë nga disa pasoja të pashmangshme të tij. Ish-presidenti amerikan, Jimmy Carter ka thënë se ‘në rast se je analfabet s’ka asnjë shans të përfitosh nga globalizimi’. Ndaj, që ne të përfitojmë duhet që të gjithë të rinjtë dhe të rejat e Shqipërisë, të mësojmë më shumë, të përvetësojnë dijet më të fundit në të gjitha fushat, padyshim edhe të teknologjisë, por edhe të jenë krijues dhe të dinë t’i përshtaten realiteteve që ndryshojnë në mënyrë të vazhdueshme", u shpreh ndër të tjera Meta.
Të pranishëm në aktivitetin e hapjes ishin Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, Ministrja e Integrimit Evropian, Klajda Gjosha, deputetë të LSI-së, deputetja e Partisë Socialiste, Arta Dade, Ambasadori i Sllovakisë në Shqipëri, Milan Cigánik, deputeti i Partisë Social-Demokrate të Suedisë Adnan Dibrani, deputetët e Partisë Socialiste të Portugalisë, Joao Torres e Ivan Gonçalves, delegacione me politikanë të rinj të së majtës nga Danimarka, Gjermania, Italia, Portugalia dhe rajoni i Ballkanit, etj.

Redaksia Online
(M.Ç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO