Meta mesazh për Familjen me familjen e Vjosa Osmanit! Strategjia për të luftuar Edi Ramën me armët e tij

Meta mesazh për Familjen me familjen e Vjosa Osmanit! Strategjia për të luftuar Edi Ramën me armët e tij

Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi në komitetin drejtues PL, 19 prill 2024

TIRANE - Shqipëria hyn në zgjedhje parlamentare vitin e ardhshëm por politika ka zbritur në terren prej muajsh dhe vijojnë përgatitjet dhe organizimin.

Përpjekja për të tërhequr sa më shumë ndjekës dhe për të qenë sa më shumë aktiv në rrjete sociale është kthyer në prioritet. Është porosia numër 1 edhe në Partinë e Lirisë, dikur Lëvizja Socialiste për Integrim me kryetar Ilir Metën por që me konventën e 27 prillit u bë president

Dhe puna nis nga vetja. Ilir Meta çdo ditë publikon video duke bërë vrap në natyrë, në palestër, mbi hekur, foto me macen Sashën apo qenin Mogi deri videoje selfie ku bërtet për të uruar tifozët e Celltikut në Skoci për fitoren e kampionatit, të futbollit, apo thjesht një foto natyre e qetë me një mesazh urimi. Postime të cilat në shumë raste nuk kanë një kontekst politik por  synojnë vetëm të tërheqin sa më shumë audiencë, megjithëse shpesh gazetarët, sidomos të redaksive online, përpiqen të zbulojnë alegorinë, mesazhin që fshihet prapa dhe për kë ishte.

Mesazh për familjen me familjen e Vjosa Osmanit

Vetë Meta pranon se nuk është i apasionuar pas facebook, tik – tok, instagram por është strategjia që prej vitesh vijon ta ndjekë - gjithnjë e më shumë dhe me risi - kundërshtari i tij politik, kryeministri Edi Rama me të cilin do të përballet në zgjedhje.

Së fundmi, sot për ditën Ndërkombëtare të Mamasë dhe fillimin e javës së familjes zgjodhi të përcollë mesazhin për mbrojtjen e familjes jo me një foto apo një video të familjes së tij: Bashkëshorten dhe mamanë e tre fëmijëve të tij: Bora, Besari dhe Era, por një video të vjetër të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani me vajzat e vogla binjake të cilat këndojnë së bashku këngën “Dhurata’ të Miriam Canit dhe Alban Skënderajt.  Bëhet fjalë për një video të 2020 e cila në atë kohë u bë shumë virale. Madje në atë kohë Osmani nuk ishte as presidente (Mori detyrën në 4 prill 2021) pro kryetare e parlamentit të Kosovës dhe vajzat ishin 4 vjet më të vogla.

(Foto: Postimi ne facebook e Ilir Metes)

Videoja është shoqëruar dhe me mesazhin të mbrojmë familjen

“Të dashur miq, Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Nënës dhe në nisje të Javës së Familjes nuk mund të gjeja një mesazh urimi më të bukur për ju dhe të gjitha nënat shqiptare, se sa teksti i këngës "Dhurata" të Miriam Cani dhe Alban Skënderaj, të interpretuar nga Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani dhe dy vajzat e saj të mrekullueshme! Të mbrojmë Familjen dhe vlerat e saj më të çmuara!”

 

Foto: Postimi i Vjosa Osmanit, 2 maj 2020

Dy vite më parë fotoja e familjes 

Nuk ndodhi kështu më 24 korrik 2022 kur dhe përfundoi mandatin si presidentit i Republikes se Shqipërisë, për të cilën pavarësisht përplasjeve politike arriti ta përfundonte mandatin deri në fund. Në 


Nuk mund të themi nëse videoja me Vjosa Osmanin duke kënduar me vajzat është zgjedhje e tij apo e stafit që ka ngritur për të menaxhuar rrjetet sociale. Ekipi duket që kanë zgjedhur të publikojnë një video që në 2020 ka marrë shumë reagime me qëllim që të rrisin dhe aktivitetin në faqen e facebook. Pyetja që lind natyrshëm është: A ka marrë leje nga presidentja Vjosa Osmani për të publikuar një video të saj të tre viteve më parë me vajzat e vogla?

Si Edi Rama

Më pas vjen shpërndarja.

Angazhimi në rrjetet sociale është një ndër pikat kryesore të organizimit në Partinë e Lirisë tashmë pa Monika Kryemadhin. Në Konventën e 27 prillit 2024, Kryemadhi duke mos fshehur keqardhjen njoftoi tërheqjen nga partia duke deklaruar se prioritet tashmë ka fëmijët.  

Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka pranuar se nuk është i apasionuar pas rrjeteve sociale por se ka ngritur ekipin e vet për publikimet dhe monitorimin e  lajkeve, shareve e komenteve. Si Edi Rama!

40 share dhe 26 komente brenda 3 orëve ka marrë postimi me Vjosa Osmanin. Nga një vështrim i thjeshtë shikon se video është shpërndarë në faqet e personaliteteve të kësaj partie, Agim Nesho, Petrit Vasili deri tek faqet që degët e partive të Lirisë nëpër qytete e rethe kanë hapur. Po kështu dhe komentuesit janë njerëz të cilët në profilin e tyre kanë logon e Partisë së Lirisë.

“Unë nuk jam shumë i apasionura, Por mos kujtoni e Edi Rama është budalla, po të ishte nuk rrinte 11 vite në pushtet. Ka një makineri të tërë shtetërore. E ka dyfishuar administratën. E mos kujtoni se bën mbledhje qeverie për të diskutuar strategji për turizmin apo energjinë. Jo! Jo!  Ai bën mbledhje qeverie vetëm për të diskutuar si administrata e patronazhistëve është ne rregull apo jo me planin e share dhe komenteve dhe me radhë” deklaroi Meta më 27 prill në konventën e Partisë së Lirisë ku largoi Kryemadhin dhe u shpall president i kësaj partie

 

Foto: Kush e beri share postimin e Ilir Metes me videon e Vjosa Osmanit

Prej vitesh faqja e kryeministrit Edi Rama është kthyer në mediumin kryesor të komunikimit të qeverisë me publikun; ajo ka 1.6 milionë ndjekës, bën 3-4 postime në ditë dhe merr qindra komente, share e mijëra pëlqime në secilin prej tyre. Nuk publikohen vetëm aktivitetet që ndiqen nga kryeministri por dhe video nga projektet apo investimet infrastrukturor të qeverisë. Kryesisht janë postim fotosh apo videosh copëza nga çdo cep i Shqipërisë. Nuk mbeten pas, edhe pse me aktivitet më të vogël faqet e ministrave por dhe anëtarëve të tjerë të qeverisë dhe partisë socialistë.

Monitorimi i like dhe share

Në konventë Meta deklaroi vetë se ka ngritur një ekip monitorimi për share, like e komentet. Dhe detyra e tyre është e qartë. Të monitorojnë kush i bën share kush I bën like, apo komenton postimet e presidentit të partisë.

“Por neve çfarë na kushton të shpërndajmë mesazhin e Ilir Metës, Erisa Xhixhos, Agim Neshos… Po nëse ne përtojmë të bëjmë një gjë kaq të vogël, po nesër cfarë do të bëjmë tek kutia e votimit”  tha Meta 27 prill

Nga një vëzhgim i thjeshtë porosia po zbatohet. Postimet e tij shpërndahen gjerësisht nga bashkëpunëtorët .

“Nuk është gjithcka por tregon sa i organizuar dhe i përgatitur je dhe sa nerv ke për të dalë kampion. Ne po luajmë për kampion, thirrini mendjes! Mund të mos dalim por ndeshjen nuk e shesim” deklaroi Meta në konventë

Foto: Sharet ne nje postim ne facebook ne faqen e Ilir Metes 

Strategjia: Nga virtualja për të forcuar partinë në terren

Më pas vjen zbatimi i pikës dy të planit, kontakti në terren i atyre që kanë komentuar në postimet e tij por dhe të bashkëpunëtorëve të tij me qëllim që të fuqizojë partinë. 

Një mesazh urimi që ka postuar për ditëlindjen e Edmond Haxhinastos, Kryetari i Komitetit Drejtues të Partisë së Lirisë kishte marrë mbi 1100 komente

“I kam thënë profesor shiko komentet, hiq ato patronazhistës, se kemi tërë ato njerëz që kanë qenë studentët e tu, të kontaktojmë me ta, ti afrojmë në mënyrë që të kalojmë nga bota virtuale në terren në organizim. Kështu do ta bëjmë këtë histori” deklaroi Meta në konventë

A do të funksionojë?

Meta pranon se nuk është gjithçka por thotë se tregon sa organizuar dhe i përgatitur je dhe sa nerv ke për të dalë kampion. “Ne po luajmë për kampion, thirrini mendjes! Mund të mos dalim por ndeshjen nuk e shesim”  tha Meta 27 prill

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • KASAP REXHEP BULE LEKA [ KEPI ]: 13/05/2024 17:59

    Ilir hajdut kriminel është bureci më i flliqur i kombit Shqiptar.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?