Gjatë fjalës së tij përballë strukturës së Partisë së Lirisë në Kombinat, Ilir Meta ka cekur edhe ndryshimet e drejtorëve të policisë. Meta tha se përsa kohë është Rama kryeministër këto ndryshime kanë zero ndikim. Sipas tij, kriminaliteti në vendin tonë është më i larti në rajon.
‘Besoj se është vullneti politik ai që do zgjidhë çështjen e forcimit të ligjit, të rendit publik dhe luftës kundër krimit të organizuar. Ndërrimet e drejtorëve të policisë dhe ministrave të brendshëm me Edi Ramën kryeministër janë të kota. Sepse mungon vullneti politik, sepse kemi një kryeministër të inamuruar me të fortët, me banditët, me kanabisin, me drogën dhe trafiqet ndaj kemi situatën ku kriminaliteti është më i larti në rajon. Ky është problemi pse bandat shqiptare janë problem për vendet europiane, sepse ato kanë një mbështetje logjistike këtu.
Kjo është arsyeja pse shumica e njerëzve që duan të blejnë një apartament në Tiranë, e kanë shumë të vështirë, se paraja që derdhet nga krimi i organizuar është një helm për zhvillimin ekonomisë. Falimentim për konkurrencën dhe sipërmarrjen e ndershme. Kapje e plotë e shtetit dhe institucioneve. Këto të gjitha na ftojnë për t’u bashkuar, në mënyrë që t’i japim fund kësaj qeverisje dhe t’ia heqim çdo shqiptari zgjedhën e brutaliteti dhe korrupsionit nga ana e Edi Ramës.
T’i japim mundësi të gjithëve të ecin përpara në rrugën e prosperitetit dhe shteti të përgjegjshëm që kujdeset për qytetarët e tij. Çdo familje këtu e ndjen se çdo të thotë largimi i familjeve nga shtëpia. Ndaj le të punojmë të gjithë së bashku me Partinë e Lirisë, me të gjithë opozitarët e vërtetë për t’ia kthyer Shqipërinë, shqiptarëve, larg kësaj fryme shtypjeje dhe dhunimi që u bëhet sot nga një klikë që ka uzurpuar pushtetin në mënyrë kriminale", tha Meta.
Lajmi kryesor: