TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka komentuar ndryshimet në Policinë e Shtetit, ku në krye të saj u vendos Muhamet Rrumbullaku. Në një takim me strukturat e partisë në Kombinat, Meta tha se ndërrimet e drejtorëve të policisë apo ministrave të Brendshëm me në krye të qeverisë Edi Ramën, nuk kanë asnjë ndikimin në ndryshimin e situatës së kriminalitetit në vend.
Meta tha se Rama është i lidhur me kriminelët dhe është vetë qeveria ajo që mbron bandat, duke shtuar se kriminaliteti në vendin tonë është më i lartë krahasuar me vendet e rajonit.
‘Ndërrimet e drejtorëve të policisë dhe ministrave të brendshëm me Edi Ramën kryeministër janë të kota. Sepse mungon vullneti politik, sepse kemi një kryeministër të inamuruar me të fortët, me banditët, me kanabisin, me drogën dhe trafiqet ndaj kemi situatën ku kriminaliteti është më i larti në rajon. Ky është problemi pse bandat shqiptare janë problem për vendet europiane, sepse ato kanë një mbështetje logjistike këtu”, tha Meta.
Kreu i Partisë së Lirisë komentoi edhe situatën ekonomike në vend, si edhe rritjen e çmimeve. Meta tha se kanë propozuar heqjen e taksës së qarkullimit nga nafta me qëllim që të ulet çmimi i saj në këtë kohë krize. Sipas tij, nëse qeveria do të heqë taksën e qarkullimit çmimi i naftës do të ulet me 370 lekë/litri. Ndonëse çmimet janë rritur, Meta tha se qeveria nuk ka indeksuar pagat e për këtë arsye Partia e Lirisë depozitoi në Kuvend projektligjin për indeksimin e tyre çdo vit.
"PL e ka nisur këtë sesion të ri të kuvendit me propozimin e projektligjit për indeksimin e pagave. Për të garantuar rritjen e vazhdueshme të pagës kur ekonomike ka rritje. E kemi parashikuar të bëhet çdo vit në korrik. Vendi ka patur rritje ekonomike, por pagat nuk janë rritur, Pagat as nuk janë indeksuar për nivelin e inflacioni, Rritja e frikshme e çmimeve ka krijuar situatë të rëndë sociale ekonomike", tha Meta.
Meta u ndal edhe në nisjen e sezonit shkollor, i cili akuzoi qeverinë se shumica e librave që shpërndan falas për 9-vjeçaren janë të përdorur. Ai tha se qeveria nuk ka prioritet të rinjtë, pasi gjithmonë kur rishikon buxhetin e shtetit prek gjithmonë buxhetin e parashikuar për Ministrinë e Arsimit.
Në një takim me strukturat në kombinat Kreu i Partisë së lirisë, Ilir meta ka komentuar rritjen e çmimit të hidrokarbureve. Meta thotë se Partia e Lirisë ka propozuar heqjen e taksës së qarkullimit dhe nëse qeveria do e bënte, sipas tij nafta do shitej 370 lekë më lirë.
“Firmosin këta për ata duke u falsifikuar firmat dhe duke xhiruar miliona euro. E dimë që Ukraina është në luftë, por pasojat ekonomike sociale janë më të rënda këtu se te ata. Përfshirë këtu edhe çmimin e karburantit që është një ndër më të shtrenjtit në botë. Prandaj Partia e Lirisë ka propozuar heqjen e taksës së qarkullimit.
Çmimi do të binte me rreth 370 lekë të vjetra. Por qeveria kërkon të mbushë arkën dhe të zbrazë xhepat e qytetarëve , për të financuar koncesionet, inceneratorët dhe tenderët. Ne jemi për një lek më pak në buxhetin e shtetit dhe një lek më shumë në xhepin e qytetarit. Sepse qytetari e investon më mirë përballë një qeverie që ka dalë totalisht nga sistemi i llogaridhënies”, tha Meta.
Gjatë fjalës së tij përballë strukturës së Partisë së Lirisë në Kombinat, Ilir Meta ka cekur edhe ndryshimet e drejtorëve të policisë. Meta tha se përsa kohë është Rama kryeministër këto ndryshime kanë zero ndikim. Sipas tij, kriminaliteti në vendin tonë është më i larti në rajon.
‘Besoj se është vullneti politik ai që do zgjidhë çështjen e forcimit të ligjit, të rendit publik dhe luftës kundër krimit të organizuar. Ndërrimet e drejtorëve të policisë dhe ministrave të brendshëm me Edi Ramën kryeministër janë të kota. Sepse mungon vullneti politik, sepse kemi një kryeministër të inamuruar me të fortët, me banditët, me kanabisin, me drogën dhe trafiqet ndaj kemi situatën ku kriminaliteti është më i larti në rajon. Ky është problemi pse bandat shqiptare janë problem për vendet europiane, sepse ato kanë një mbështetje logjistike këtu.
Kjo është arsyeja pse shumica e njerëzve që duan të blejnë një apartament në Tiranë, e kanë shumë të vështirë, se paraja që derdhet nga krimi i organizuar është një helm për zhvillimin ekonomisë. Falimentim për konkurrencën dhe sipërmarrjen e ndershme. Kapje e plotë e shtetit dhe institucioneve. Këto të gjitha na ftojnë për t’u bashkuar, në mënyrë që t’i japim fund kësaj qeverisje dhe t’ia heqim çdo shqiptari zgjedhën e brutaliteti dhe korrupsionit nga ana e Edi Ramës.
T’i japim mundësi të gjithëve të ecin përpara në rrugën e prosperitetit dhe shteti të përgjegjshëm që kujdeset për qytetarët e tij. Çdo familje këtu e ndjen se çdo të thotë largimi i familjeve nga shtëpia. Ndaj le të punojmë të gjithë së bashku me Partinë e Lirisë, me të gjithë opozitarët e vërtetë për t’ia kthyer Shqipërinë, shqiptarëve, larg kësaj fryme shtypjeje dhe dhunimi që u bëhet sot nga një klikë që ka uzurpuar pushtetin në mënyrë kriminale", tha Meta.
Kreu i Partisë së lirisë, Ilir Meta ka komentuar nisjen e sezonit shkollor.
"Shumica e tyre janë të përdorur, nuk janë libra të rinj falas, por janë ato qëkanë përdorur nxënësit paraardhës dhe shpesh nuk janë cilësor. Oraret e shkollës fillore. Janë problem madhor se prindërit duhet ti marrin fëmijët në orën 12 të drejtës dhe prindërit. Buxheti i arsimit më i ulëti në rajon, flet për dështimin e premtimit për buxhetin arsimit që do ishte 5%. Sa herë që qeveria prek buxhetin kur kalon ndonjë akt normativ, prek arsimin, këtë vit i hoqi 5 mln dollarë. Është dështimi i sistemit arsimor pse familjet largohen nga Shqipëria duke kërkuar një mundësi më të mirë për ti arsimuar", tha Meta.
O HAJDUT TI JE AKUZUAR SE BASHKEPUNON ME BANDA KRIMINELESH KE BER PAGESA ME LEJE PER TE VRAR NJERZ IKE ME EMRA APO KE HARRUAR RAMA SKA PAGUAR NJERI PER VRASJE TI NJIHESH BOTERISHT SE KE LIDHJE NE VRASES ME PAGES O RRUGAÇ NUK TE VJEN PAS NJERI MUNDOHESH KOT DO PERFUNDOSH SI QEN RRUGESH VENDIN EKE NE BURG EDHE DHEMBET DO TE SHKULI SHBA PO PRIT
PërgjigjuKush ju le ju akoma te flisni mor plehra po skeni faj ju fajin e kemi vet ne qe ju mbajme ne kurriz
PërgjigjuPo tamam ndyrësira,gënjeshtar,manipulus, mashtrus,hajdut,kriminel ,vrases,spiun,a doni me,!
PërgjigjuPSE GENJEN PLEHR TE REJA I MOREM TE REJA NDYRSIR
Përgjigju