Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka inspektuar nga afër rrugën Korçë –Ersekë, për të cilën thotë se është shembur dy herë brenda një muaji.
“Më vjen shumë keq që ndodhem pikërisht këtu, në të ashtuquajturën rrugë të re Korçë-Ersekë, ku para dy ditësh ka ndodhur edhe shembja e dytë”, tha Meta.
Për Metën ky aks rrugor nuk ka lidhje me standardet e një rruge të re e madje siç shtoi ai rrezikon jetën e qytetarëve.
“Dhe kush do që ka kaluar e ka kuptuar se kjo është një vepër që nuk ka asnjë lidhje me standardet e një rruge të re, të një rruge të qëndrueshme, të një rruge të sigurtë.Kush do e kupton që është një rrugë e cila në çdo moment, mbart rreziqe për qytetarët, për shoferët, për pasagjerët. Sepse rrugët kanë qenë dhe janë një nga mjetet kryesore të Edi Ramës, për të justifikuar vjedhjen e qindra miliona eurove.”
Kreu i PL theksoi se rrugët janë mjeti për të justifikuar vjedhjen e miliona eurove.
“Sikurse njëkohësisht janë edhe rrugë të cilat çdo ditë gëlltisin qindra miliona euro, nga taksat e qytetarëve shqiptarë, për llogari të Edi Ramës dhe klientëve të tij.”
Meta theksoi se, “është e domosdoshme të hetohen të gjitha punimet në këtë rrugë dhe në të gjithë rrugët e tjera, të ashtu quajtura të reja, ku kanë ndodhur aksidente, ku kanë humbur jetën edhe qytetarë, ku është bërë përpjekje për t’i manipuluar këto aksidente”.
B.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
24 Janar, 09:42
Sa i drejtë do të jetë procesi i primareve në PD?
-
Shumë
16.7%
-
Pak
9.4%
-
Aspak
73.9%
Vota total: 180
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
FOTOLAJM/ Korçë, drejtuesi humb kontrollin e automjetit dhe përfundon në një parcelë
23 Janar, 16:39
-
Gruri e misri stok në Maliq, s’ka treg! Fermeri: Unë veç në TikTok e reklamoj dhe atë po na e mbyll Rama
23 Janar, 13:48
-
Divorci Meta - Kryemadhi/ Gjykata e Tiranës cakton seancën e parë më 21 shkurt
23 Janar, 10:31
-
‘Studio Live’/ Petraj: Berishën e shoh të shqetësuar, Meta rrezikon deri në 15 vite burg! Softa: Njerëzit të lodhur, duan drejtësi! SPAK po godet krimin e organizuar
22 Janar, 19:44
-
Zgjedhjet e 11 majit/ KQZ tregon se sa të mbyllura do të jenë listat: Për çdo parti, 46 deputetët e parë janë të fiksuar
21 Janar, 17:09
-
Shpërdori detyrën për vëllanë ndërtues, SPAK kërkon dënimin me 1.6 vite burg për ish-kryebashkiakun e Pogradecit Eduart Kapri
21 Janar, 12:45
-
Duke bërë ecje e pirë cigare, Report Tv sjell VIDEO-n e Ilir Metës në ajrim te burgu 313
20 Janar, 20:07
-
Aksioni i RENEA-s në Pogradec, Gjykata cakton masat e sigurisë për 6 të arrestuarit
20 Janar, 16:08
-
Në hetim për CEZ/DIA dhe lobimin në SHBA, Monika Kryemadhi dorëzon rekurs në Gjykatën e Lartë për masën 'Detyrim paraqitje' të vendosur nga GJKKO
20 Janar, 15:01
-
Kreu i SPAK: Po bëhen veprime të shumta hetimore për '21 Janarin'! Pasi të grumbullohen provat, ballafaqimi! Përgjimet e SkyECC? Dumani: Nëse kemi prova godasim çdo politikan
20 Janar, 12:43
-
Nis censusi i shpendëve në liqenet e Ohrit e Prespës, studiuesit: Numri i tyre është ulur, ndikon njeriu
19 Janar, 16:01
-
Rama: Ndërtojmë qendrën e parë të skive në Korçë! 160 bujtina, 500 mijë turistë flenë të paktën një natë në ‘Parisin e Vogël’
19 Janar, 13:07