Meta në Devoll kujton Dritëro Agollin: Shtëpia e tij të restaurohet sa më shpejt

Presidenti Meta ka vizituar këtë të shtunë (24 tetor) shtëpinë e braktisur të shkrimtarit Dritëro Agollit në Devoll.

Ai i bën thirrje kryetarit të bashkisë, Eduart Duro që të fillojnë punimet për restaurimin e saj dhe kthimin në një shtëpi-muze.

"Sa herë e vizitoj Devollin, e kam të pamundur të mos ndalem në Menkulas, vendlindjen e Dritëroit tonë të dashur e të paharruar, për t'u përshëndetur me banorët dhe për të ndarë me ta kujtimet tona të shtrenjta për patriarkun e letrave shqipe.

Vizitova godinën e caktuar për t'u kthyer në shtëpi-muze dhe e inkurajova Kryetarin e Bashkisë, Eduart Duro për të vijuar pa vonesa projektin e restaurimit të plotë të saj me qëllim që vitin e ardhshëm, 90-vjetori i lindjes së shkrimtarit tonë të madh, ta gjejë plotësisht funksionale për të mirëpritur vizitorët e shumtë.

Devolli i dha Shqipërisë Dritëroin, por edhe shumë Dëshmorë, personalitete dhe arsimtarë si mësuesja Luiza Dule, shembuj të përhershëm frymëzimi dhe krenarie për devollinjtë e të gjithë kombin tonë" - shkruan Meta në Facebook.

Presidenti Ilir Meta dhe shtëpia e Dritëro Agollit

E.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • life: 25/10/2020 19:55

    ne pytje kam un:pse nuk e bejn vete shtepin keta si kadare dhe agolli apo jan te varfer qe ja rinderton shteti

    Përgjigju
  • dekorata: 24/10/2020 18:09

    Dha pas kesaj bisede presidenti dekoroi me medaljen "Naim Frasheri" shtepine e Driteroit

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë