Meta në Ditën Europiane të Nazizmit dhe Stalinizmit: Të mos fshihen nga kujtesa, rrezikohet të përsëriten sërish

Meta në Ditën Europiane të Nazizmit dhe Stalinizmit: Të mos fshihen nga kujtesa, rrezikohet të përsëriten sërish

Në ditën Europiane të Kujtimit të Viktimave të Nazizmit dhe Stalinizmit, presidenti Meta, thotë se duhet të nderojmë të gjithë jetët e pafajshme të humbura nga krimet dhe terrori i dy ideologjive shkatërrimtare. Meta deklaron se në asnjë rast këta nuk duhen fshirë nga kujtesa pasi rrezikohet që historia të përsëritet.

"Në Ditën Europiane të Kujtimit të Viktimave të Nazizmit dhe Stalinizmit nderojmë të gjithë jetët e pafajshme të humbura nga krimet dhe terrori i dy ideologjive shkatërrimtare dhe bashkëndajmë dhimbjen me të gjithë ata që u mbijetuan burgjeve, internimeve dhe torturave çnjerëzore.

Historia rrezikon të përsëritet në forma të tjera nëse harrojmë çmimin e dhimbshëm që kemi paguar për Lirinë, Demokracinë, Të Drejtat dhe Dinjitetit Njerëzor.

Një nga tiparet e regjimeve totalitare është fshirja e kujtesës historike, fillimisht nëpërmjet propagandës, e më pas edhe represionit.

Për mbi 4 dekada ne u shndërruam në Korenë e Veriut të Europës, ndaj kemi sot përgjegjësinë për të mbrojtur në çdo moment lirinë, demokracinë, pluralizmin e paqen sociale, që nuk na janë dhënë njëherë e përgjithmonë.

"Arturo Ui" i Bertolt Brecht dhe "Ferma e Kafshëve" e George Orëell, dy alegoritë më të jashtëzakonshme të Nazizmit dhe Stalinizmit, i kanë dhënë mbarë njerëzimit mesazhe të vlefshme në çdo kohë dhe tepër paralajmëruese.

Dy kryeveprat botërore na mësojnë se kur shoqëria është neglizhente në mbrojtjen e Lirisë dhe Demokracisë, përherë do të shfaqet një gangster ambicioz si Arturo Ui, që i rrethuar nga servilë të paskrupullt, dallkaukë dhe kriminelë, ngjitet në pushtet, duke shantazhuar kundërshtarët e asgjesuar opozitën, pasi merr nën kontroll gjykatat dhe i mbyll gojën shtypit.

Apo ashtu si në Fermën e Orëellit, kafshët e shtypura pasi rebelohen për liri e barazi, befas një elitë dinake e udhëhequr prej derrave me parimin se “të gjithë janë të barabartë, por disa janë edhe më të barabartë se të tjerët” merr kontrollin e pushtetit dhe një tirani zëvendësohet me një tjetër.

Të mos harrojmë kurrë tragjeditë e së shkuarës dhe duke bashkuar të gjitha forcat të bëjmë më të mirën që çdo shqiptar të gëzojë jetën, lumturinë, të drejtat, liritë dhe të ardhmen e tij të sigurtë europiane në Shqipëri dhe jo si emigrant në vende të tjera,"-shkruan Meta.

Ne.k.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • edi: 23/08/2020 20:48

    Kerkesa jote eshte shume e qellimshme dhe perdor keto brockulla qe nazizmi apo fuqite e tjera kunder Popullore nuk duhen te perseritur me Por te behemi bashke kunder kesaj force qe Popujt te jetojne te lire ne vendin e tyre .Ti rrjedh nga nje Familje e felliqur Kripto/Komiste qe i sherbeu per 50 vite Komunizmit Kete Teori perdorte dhe ish Babai juaj i Komunisteve Enveri ku kishte si doren e djathte Dajuan tend SULO-GRADECI qe vrau e preu Shqipetaret duke kenaqer histerizmin e Enverit ..Per ate kohe qe quhet e Nazizmit ,duhet te flasin ato njerez qe e vuajten ate menxyre Por nje shenim .Nuk degjoj njerezit te ankohen per Nazistet .Por mbas Nazizmit erdhet ju Komuniistet Super /Naziste qe perdoret Partizanet dhe Popullin per te cfarosur ate flame , Por nuk vonuat ju Barbaret e Partizaneve e Popullit duke vrare e prere Popullin Shqipetaret me Zi se Nazistet . Historia e juaj qe mallkoni ish Nazistet eshte e shkruar me te Kuqe dhe Ferr kunder Popullit tuaj qe ishin ata qe hodhen Nazizmin jashte dhe u Zevendesua me ju si K/Kasapet e Popullit duke sjellur parrullat me denigruese kunder Shqipetareve dhe perdorur Luften e Klases si nje fitore e juaja me dredharake dhe poshteruese ne historine e atije Kombi .Por na u dashka nje Jshteqitje e Komunisteve qe fale Socialisteve te vendosen ne seline presidenciale si nje president me i korruptuar dhe demagog i te gjithe koherave qe gjate viteve gjoja demokratike Vodhe Mashtrove dhe Denigrove Popullin Shqipetar . Sot flet si ciceron nje Bastard i Kombit me teorine Mrksiste qe mesove ne Komunizem , duhet te mbrojme te Sotmen qe mos te perseritet e Djeshja. Ne te vertete e djeshmja me e dhimbeshme ne historine Kombetare ishit ju Minjte Komuniste qe perdoret cdo Torture e Santazh ,kunder Popullit qe ti ben thirrje per mbrojtje .Por ajo kohe qe mashtrove ka perenduar per ty o Kelyshi i Komunizmit qe akoma jeton i verdhur dhe trembur kudo qe te shohin Ke perdorur shume emra per te lartesuar vehten TI JE NJE KUFOME QE AKOMA MERR FRYME JO PER POPULLIN PO PER TI SHPETUAR KOHES QE DO TE VENDOSI NE ALTARIN E DREJTESISE .Thirrjet e nje Kelyshi qe lindi nga Komunizmi jane afshi i fundit para Drejtesise .Ke perdorur shume trillime dhe poshterime ndaj Popullit Se fundi do jeshe ti Kriminel ,Hajdut ,Mashtrues ,qe do te japesh hesap ne Drejtesi , do ti paguash Shtrenjte shume Shtrenjte ato qe i ke bere dhe mundohesh ti besh POPULLIT

    Përgjigju
  • Ilir: 23/08/2020 17:09

    Tu te la ikur fare cipa. 《Arturo Ui" i Bertolt Brecht dhe "Ferma e Kafshëve" e George Orëell》, keto dy libra ti as nuk i di nese ekzistojne e jo me ti kesh lexua. Ik o like mos u be si pare kuqe. Ti duhet te futesh ne vrime te hales per gjithe ato te keqijat qe i ke bere ketij vendi. Ti dhe familja jote duhet te zhdukeni nga faqa e dheut dhe mos ti gezoni ato qe keni vjedhur.

    Përgjigju
  • O tej: 23/08/2020 13:49

    O hajdut

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Gjikondi: Ja taktika e çiftit Meta-Kryemadhi për të shpëtuar pronat e vendosura në mënyrë të paligjshme dhe pse administrata ‘Trump’ nuk do t’i heqë ‘non-gratën’ Berishës

Gjikondi: Ja taktika e çiftit Meta-Kryemadhi për të shpëtuar pronat e vendosura në mënyrë të paligjshme dhe pse administrata ‘Trump’ nuk do t’i heqë ‘non-gratën’ Berishës