ELBASAN – Kryetari i LSI-së, Ilir Meta, ka realizuar sot një takim me mbështetësit e tij në Elbasan, ku i ka dhënë prioritet gjatë fjalimit të tij faktit që “në garën e sotme për të konsumuar pa hesap retorika boshe nacionaliste, patriotizmi më i mirë është jo të merremi me të kaluarën, por të punojmë realisht për vendin tonë, të kontribuojmë kudo që jemi, edhe ne emigracion, për të dhënë një shembull të mirë, për t’ia ngritur dinjitetin Shqipërisë dhe shqiptarëve kudo që janë”.
Aleanca jonë, tha ai,do të jetë edhe më e vendosur në të ardhshme me sipërmarrësit e Elbasanit dhe me të gjithë ata që duan rrugën e re të integrimit të Shqipërisë.
“Ne kemi qënë kombi më fatkeq për shkak të Luftës së Ftohtë, tha Meta, por ne jemi kombi më fatlum për erën e re demokratike ku kemi hyrë. Unë shpreh bindjen time, the kreu i LSI-së, se në këtë process rritjeje të pandalshme, LSI do t’jua kthejë gjithë këtë përkrahje në investim për zhvillim. Përulemi ndaj asaj ç’ka bërë Elbasani për kombin tonë”, përfundoi ai.
Redaksia Online
(ar.sh/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com