/ATSH/.- Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, gjatë qëndrimit në Tbilis, në kuadër të pjesëmarrjes në Konferencën Ndërkombëtare për transparencën parlamentare, u prit nga kryetari i Parlamentit gjeorgjian, David Usupashvili.
Sipas një njoftimi për shtyp nga Kuvendi, zyrtari i lartë e vlerësoi vizitën e parë të një kryeparlamentari shqiptar në Gjeorgji si një hap shumë të rëndësishëm në dinamizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.
Z. Meta u shpreh se Shqipëria i mbështet plotësisht aspiratat euro-atlantike të Gjeorgjisë si një orientim i qartë në interes të paqes dhe stabilitetit në rajonin e Kaukazit. Në këtë kuadër, kryetari i Kuvendit konfirmoi mbështetjen e Shqipërisë për integritetin territorial të Gjeorgjisë dhe shprehu vullnetin për forcimin e bashkëpunimit dypalësh si në planin ndërparlamentar, ashtu edhe në drejtim të plotësimit të kuadrit ligjor të nevojshëm.
Usupashvili shprehu mirënjohjen e Gjeorgjisë dhe popullit të saj për mbështetjen e qartë të Shqipërisë dhe ndau bindjen e përbashkët se dy parlamentet duhet të punojnë më ngushtë së bashku për hapjen e mundësive të reja dhe zgjerimin e bashkëpunimit të gjithanshëm mes dy vendeve.
/Shqiptarja.com