Meta: Në Korçë është vjedhur ID i shqiptarëve për shtetas maqedonas me rekorde kriminale,  mund të përdoren në zgjedhje! Kush prek votën e ka vendin në burg (VIDEO)

Presidenti Ilir Meta ka deklaruar se në Korçë u janë vjedhur identitete i shqiptarëve për shtetas maqedonas me rekorde kriminale, janë pajisur dhe me pasaportë, mund të përdoren në zgjedhje. Ai tha se kjo çështje do të hetohet dhe se kushdo që falsifikon dhe të prek votën do të ketë vendin e burg.

"Në Qarkun e Korçës, në disa bashki që janë të banuara kryesisht nga komuniteti i pakicës kombëtare maqedonase, shtetas me rekorde kriminale, të shpallur në kërkim ndërkombëtar, apo të përfshirë në veprimtari të paligjshme dhe të kërkuar ndërkombëtarisht, janë pajisur me pasaportë dhe dokumente identifikimi nga autoritetet vendore atje, jo me të dhënat e tyre, por duke përdorur të dhënat e identitetit të personave të tjerë të cilët nuk kanë probleme me ligjin. Pra shtetas të huaj apo dhe shqiptarë janë pajisur me dokumente identifikimi të lëshuara nga gjendja civile shqiptare duke vjedhur identitetin e shtetasve shqiptarë me kombësi maqedonase, pa dijeninë e këtyre të fundit.

Këta persona, pas pajisjes nga shteti shqiptar me dokumente identifikimi, kanë vijuar me ndjekjen e procedurave edhe pranë shtetit të Maqedonisë së Veriut, e për shkak të mbajtjes së dyshtetësisë së personit që i është vjedhur identiteti, janë pajisur edhe atje me dokumente identifikimi dhe kanë vijuar lëvizjen e lirë për t`iu fshehur autoriteteve të ndjekjes policore apo të zbatimit të ligjit ndërkombëtar. Nga ajo që është bërë publike Autoritetet e Maqedonisë së Veriut, (Ministri i Brendshëm) janë shprehur se kanë zbatuar ligjin në lëshimin e dokumenteve duke mos mbajtur përgjegjësinë për falsifikimin apo rrëmbimin e identitetit të shtetasve shqiptarë në Republikën e Shqipërisë, përmes dokumenteve zyrtare të lëshuara po nga ana e institucioneve shqiptare.

Ky rrjet dhe kjo veprimtari e paligjshme është zbuluar në disa vende europiane.  Çështja, që ka marrë përmasat e një skandali institucional dhe është bërë objekt debati publik në Maqedoninë e Veriut dhe nga të dhënat e bëra publike nga autoritetet atje, duket qartë se origjina e këtij fenomeni rëndon pjesërisht edhe ndaj autoriteteve përgjegjëse në Republikën e Shqipërisë dhe kjo është baza e shqetësimit tim.

Disa prej personave të identifikuar si pjesë e këtij rrjeti të pajisur me dokumente të falsifikuara në shtetin fqinj, janë pajisur fillimisht me dokumente identifikimi shqiptare në Bashkitë Korçë, Pustec dhe zyrat përkatëse të gjendjes civile apo të prodhimit të dokumenteve të identifikimit në këto bashki.

Linja e veprimeve të paligjshme mund të ngjitet edhe në nivele qendrore, deri në përfshirjen e punonjësve, apo të individëve brenda institucioneve të tjera si, Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile, zyra e legalizimeve në Ministrinë e Punëve të Jashtme,  organizata jo fitimprurëse që veprimtarinë e tyre e lidhin me fushën e të drejtave të njeriut dhe mbrojtjes së pakicave kombëtare.

Në Maqedoninë e Veriut, janë arrestuar disa funksionarë shtetërorë, policë dhe hetimet po vijojnë!

Nuk më shqetëson vetëm hedhja e idesë në publik dhe në arenën ndërkombëtare, përballë partnerëve tanë strategjikë, sidomos në fushën e sigurisë, se në Shqipëri çdokush mund të pajiset me dokument identifikimi e të lëvizë lirisht, pavarësisht se është në ndjekje apo në kërkim ndërkombëtar.

Por si President i Republikës, në veçanti në këto momente, përpara zgjedhjeve mjaft të rëndësishme dhe historike të 25 prillit, kam shqetësimin se, nisur nga situata e krijuar dhe faktit se krimi zgjedhor në Shqipëri është një fenomen që ka bashkëpunëtorë dhe autorë të niveleve më të larta,  veprimi kriminal i vjedhjes së identitetit të një shtetasi shqiptar, mund të jetë shndërruar edhe në një mekanizëm lehtësisht të shfrytëzueshëm nga elementë kriminalë këtu në Shqipëri, me qëllim ndërhyrjeje në procesin zgjedhor, përmes votimit të një personi disa herë, me mjete të ndryshme identifikimi të marra në këtë mënyrë, pra të vjedhura, duke votuar dhe në emër të emigrantëve që nuk kanë mundësinë të vijnë në atdhe për të ushtruar të drejtën e votës", tha Meta.


Lajmi kryesor:

Ftesa e Ramës për Bashën/ Meta: E sinqertë si ajo e 17 majit, nëse duan koalicion PD-PS ta shpallin tani! PS skenar për të ndërhyrë në njësinë ku do votohet elektronikisht


I.K/K.T./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzore, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzore, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat