Meta në Kuvajt: Strategji e
përbashkët për bashkëpunimin

Meta në Kuvajt: Strategji e<br />përbashkët për bashkëpunimin
KUVAJT- Hartimi i një strategjie të përbashkët bashkëpunimi me Kuvajtin dhe intensifikimi i kontakteve do të forcojë marrëdhëniet mes dy vendeve. Kjo është tema e diskutuar me Kryetarin e Asamblesë Kombëtare të Shtetit të Kuvajtit, Marzouq Ali Al-Ghanim gjatë vizitës që kreu i Kuvendit të Shqipërisë Ilir Meta, ka zhvilluar në Kuvajt. Meta shoqërohej nga delegacioni i përbërë nga Nënkryetari i Kuvendit, Edmond Spaho, Kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së, Gramoz Ruçi, Kryetari i Grupit të Miqësisë Shqipëri-Kuvajt, Shpëtim Idrizi dhe deputeti Musa Ulqini.
 
Duke falënderuar Kuvajtin për mbështetjen nda Shqipërisë, Meta u shpreh se Kuvendi mbështet fort forcimin e bashkëpunimit mes dy vendeve, dhe në këtë kuadër e ftoi Al-Ghanim të vizitojë Shqipërinë së shpejti, ftesë e cila u prit me kënaqësi.
 
“Ne i shprehim mirënjohjen në emër të Parlamentit dhe të popullit shqiptar, Shkëlqesisë së tij dhe asamblesë së Kuvajtit për mbështetjen dhe marrëdhëniet e shkëlqyera midis dy kombeve dhe për ndihmën dhe kontributin e madh që Kuvajti i ka dhënë Shqipërisë dhe Kosovës, e cila thelloi marrëdhëniet tradicionale midis dy vendeve dhe midis dy popujve tanë. Jam i sigurt se e ardhmja është përpara nesh dhe ne kemi vendosur që të vijojmë bashkëpunimin, që ta bëjmë atë më konkret dhe dy parlamentet tona kanë një rol të rëndësishëm në këtë çast dhe ne po shikojmë përpara”, tha Meta.
 
Duke diskutuar mbi zhvillimet e fundit në të dy rajonet, Meta dhe Al-Ghanim ranë dakord gjithashtu për thellimin e bashkëpunimit në drejtim të çështjeve rajonale dhe ndërkombëtare duke konfirmuar mbështetjen reciproke në kuadër të organizatave shumëpalëshe si OKB dhe OBI.
meta ne kuvajt
meta ne kuvajt
meta ne kuvajt
 
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?



×

Lajmi i fundit

Komisionin ‘TIMS’/ Dëshmia në mesnatë e ish-shefit të IT së policisë, Ervin Muça!  Lë arrestin e shtëpisë, policia e shoqëron në kryesi

Komisionin ‘TIMS’/ Dëshmia në mesnatë e ish-shefit të IT së policisë, Ervin Muça! Lë arrestin e shtëpisë, policia e shoqëron në kryesi