Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta ndodhet prej dy ditësh në Maqedoni, ku ka takuar krerët më të lartë të shtetit, si dhe kryetarët e partive politike shqiptare.

Meta ka zgjedhur të mbyllë vizitën e tij dy ditore, në qytetin e Manastirit, ku është pritur mjaft ngrohtë nga shqiptarët e këtij qyteti.

Ai ka preferuar të dalë në këmbë në rrugët e qytetit ku është pritur nga mijëra shqiptarë. Secili prej shqiptarëve është munduar ta takoj patjetër Metën, edhe pse kanë qenë të shumtë në numër.

​Manastiri shquhet për traditën e mikpritjes, ashtu siç do trevë tjetër me shqiptarë, kjo duket edhe nga fotot.

[gallery]24795[/gallery]

Redaksia Online
Xh.F/Shqiptarja.com