Meta në meshën e Kishës Ortodokse Arbëreshe në Romë: Emocion i veçantë! Traditë që së bashku me kulturën trashëgohen brez pas brezi dhe ruhen deri sot

Meta në meshën e Kishës Ortodokse Arbëreshe në Romë: Emocion i veçantë! Traditë që së bashku me kulturën trashëgohen brez pas brezi dhe ruhen deri sot

Presidenti Ilir Meta

Presidenti Ilir Meta, ka qenë sot pjesë e meshës në Kishën Ortodokse Arbëreshe të Shën Athanasit në Romë.

Përmes një videoje të publikuar, ai ka treguar momente nga takimi me priftërinjtë si dhe nga mesha, ndërsa ka shprehur emocionet që ka ndjerë gjatë predikimin në Arbërisht, siç theksoi edhe ai gjuhën e Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu.

Presidenti e konsideroi këtë një traditë të jashtëzakonshme, që së bashku me kulturën dhe traditat e vyera, trashëgohet prej shekujsh brez pas brezi dhe ruhet në ditët e sotme nga klerikët e nderuar arbëreshë, të cilët i përgëzova për përkushtimin në mbrojtjen e gjuhës, kësaj vlere të madhe kombëtare.

 

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:59
Meta duke u lutur në kishë, shpërndan poezinë arbëreshe: Një himn për mbrojtjen e Shqipërisë, ku lartësohet Besa

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka ndarë në Facebook një poezi të famshme arbëreshe, dhe sipas tij është tepër frymëzuese.  Meta shkruan se teksti i saj këndohet çdo të dielë, si lutje, në meshën që mbahet në Kishën Ortodokse Arbëreshe të Shën Athanasit në Romë.

''O mburonjë e Shqipërisë" është një nga poezitë më të bukura dhe frymëzuese arbëreshe, që kam lexuar.

Më e veçantë ajo bëhet kur mëson se teksti i saj këndohet çdo të dielë, si lutje, në meshën që mbahet në Kishën Ortodokse Arbëreshe të Shën Athanasit në Romë.

Duke e ndarë me ju këtë poezi, një hymn për mbrojtjen e Shqipërisë dhe ku aq bukur vargjet lartësojnë BESËN, këtë vlerë të shenjtë e të çmuar, tipar dallues të kombit tonë, u bashkohem sot lutjeve të arbëreshëve që Zoti t'i bekojë shqiptarët dhe familjet e tyre kudo ndodhen.

O MBURONJË E SHQIPËRISË

O mburonjë e Shqipërisë, Virgjëreshëz e dëlirë,

Mëma e lartë e Perëndisë, çë na jep këshill të mirë.

Ti çë ruajte gjyshrat t'anë, të mos zbirjën shëjten besë, te ku ndodhen edhe janë, Arbëreshëvet kij kujdes.

Kij kujdes për ne të mjerët, zogj të varfër e pa furrik, kij kujdes edhe për t'jerët, çë po vuajën nën armik.

Ti çë ruajte gjyshrat t'anë, të mos zbirjën shëjten besë, te ku ndodhen edhe janë, Arbëreshëvet kij kujdes.

Sot edhe si kurdoherë, na dhez zëmbrën një dëshir,

Arbëreshë e të Krështerë, të kjëndrojëm për gjithë monë.

Ti çë ruajte gjyshrat t'anë, të mos zbirjën shëjten besë, te ku ndodhen edhe janë, Arbëreshëvet kij kujdes.

Sa t'i falemi t'in Zoti, po me gluhën çë na dhe, si dhe i falej Kastrioti, e gjëria nga rrjedhim na.

Ti çë ruajte gjyshrat t'anë, të mos zbirjen shëjten besë, te ku ndodhen edhe janë, Arbëreshëvet kij kujdes.'- shkruan Meta.

 

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • NepTuni: 01/11/2021 01:16

    Sh bukur!Kisha Shqiptare duhet të jetë e pavarur nga Patriarkana Antishqiptare!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Dosja 'Sky ECC' në Greqi: Çfarë u zbulua për Aleksandër Sadikajn dhe si u transferuan në Spanjë 400 mijë euro nga Denis Grabocka

Dosja 'Sky ECC' në Greqi: Çfarë u zbulua për Aleksandër Sadikajn dhe si u transferuan në Spanjë 400 mijë euro nga Denis Grabocka