PRISHTINE – Produktet shqiptare duhen promovuar edhe më shumë, jo vetëm në Shqipëri e Kosovë, edhe më gjerë në vendet e Rajonit. Ishte kjo kryefjalë e mbrëmjes së organizuar në Prishtinë me qëllim promovimin e kulturës dhe të produkteve shqiptare.
Në mbrëmjen e organizuar nga Ambasada Shqiptare në Kosovë, ishte i pranishëm edhe kryeparlamentari Ilir Meta, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi, njëherësh deputete e Kuvendit të Shqipërisë dhe ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti.
Ambasadori shqiptar në Prishtinë, Qemal Minxhozi shprehu nevojën e bashkëpunimit të mëtejshme mes dy vendeve dhe rritjen e shkëmbimeve bujqësore.
Kryetari i Kuvendit z. Meta zhvilloi disa takime të rëndësishme me aktorë të jetës politike në Kosovë, akademikë si dhe me trupin diplomatik të akredituar në Prishtinë.
Meta takim me kryeparlamentarin e Kosovës: Intensifikim i bashkëpunimit
Gjatë takimit me Kryetarin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, z. Kadri Veseli, Kryetari Meta i përcolli urimet më të përzemërta për detyrën e re. Nga ana e tij, z. Kadri Veseli falënderoi Kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë për mbështetjen e vazhdueshme për Kosovën. Z. Meta dhe z. Veseli theksuan nevojën e intensifikimit të mëtejshëm të bashkëpunimit midis Kuvendit të Republikës së Shqipërisë dhe Kuvendit të Republikës së Kosovës.

FOTO të tjera
Meta takon akademikun Rexhep Qosja dhe kreun e AAK Haradinaj
Një takim i veçantë ishte dhe ai me akademikun z. Rexhep Qosja si dhe me shumë personalitete të tjera të Kosovës.
Gjatë qëndrimit në Kosovë, Kryetari i Kuvendit u takua me Kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, z. Ramush Haradinaj me të cilin biseduan për zhvillimet politike në të dy vendet dhe ndanë bindjen për intensifikim e marrëdhënieve të mëtejshme mes Shqipërisë dhe Kosovës.
/Shqiptarja.com

FOTO të tjeraMeta takon akademikun Rexhep Qosja dhe kreun e AAK Haradinaj