Roskovec- Prej ditës kur Ilir Meta u thirr në SPAK ku la të kuptohej se ishte pyetur rreth çështjeve që lidhen me pasurinë e familjes së tij, Presidenti i Partisë së Lirisë vijon të përdorë një gjuhë të ashpër që synon të nxisë dhunë e jo vetëm.

Sot ishte në fshatin Suk 1 të bashkisë Roskovec për të qenë krah banorëve të cilët kundërshtojnë ndërtimin e TEC.

Po kërcënohen për tu helmuar nga një investim kriminal të Edi Ramës, duke e menduar Roskovecin si një komunitet që thyhet lehtë.  Një grusht të korruptuarish kanë marr vendime kriminale në kundërshtim me interesin tuaj, duan që t’ju përzënë, duan që t’ja u çvlersojnë edhe atë investim që keni bërë dhe duan që edhe këta fëmijë ti përzënë nga vendi dhe më pas bënë marrëveshje ai me ata që nga Filipinet dhe nga Bangladeshi. Sepse qëllimi është vendosja e vendit në një regjim mafjozë, në një regjim PPP kriminale dhe nuk është zhvillimi i bujqësisë dhe blegtorisë, sepse ju e dini se dhe fondet për bujqësinë i bllokoi BE sepse këta i çuan fondet e IPARD tek inceneratorët.’ u tha Meta një grup personave që ishin pranë  tij. 

Më pas merr varenë dhe nisi të qëllojë një shtyllë prej hekuri e bën thirrje për dhunë.

"Ju ftoj qëndresë heroike. Edhe këto piketat që kanë vënë këtu. Ku është vareja? Ku është vareja këtu? Merrni cdo mjet kundër këtyre maskarenjve, kundër pushtuesve! Gotet

Edhe armët duhen marrë për të mbrojtur këta kalamaj. Dakord!  Mua këtu më keni me kallash në dorë! Di të qëlloj  mirë dhe nuk më dridhet dora fare. Edhe njerëzit ku i keni jashtë mobilizojini, në Tirane  kudo. Vetëm huri i ndan punët me këta hajdutë" thotë Meta në videon që e ka publikuar në profilin e tij në facebook. 

Banorët e zonës janë kundër termocentrali në zonën bujqësore të Suk 1 pasi thonë se prania e tij do të shkatërrojë një sipërfaqe bujqësore prej 700 ha me sera pasi sipas tyre jo vetëm toka, uji, por edhe ajri do të ndoten.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:16
Meta nga Roskoveci: TEC-i projekt kriminal, për të vrarë të ardhmen e fermerëve

 

Pas vizitës në Roskovec, ku doli në krah të fermerëve që kundërshtojnë ndërtimin e TEC-it, Ilir Meta në një deklaratë për mediat tha se ky është një projekt kriminal për të vrarë të ardhmen e fermerëve. Sipas tij, qëllimi i kryeministrit Rama është që të çojë dëm investimet e fermerëve.

"Roskoveci është një mrekulli. Rama e quajti Toskanë për të marrë votat, pasi i vodhi do ta bëjë kasaphanë. Të çojë dëm investimet e fermerëve duarartë të Roskovecit. Të helmojë një nga zonat më të mrekullueshme të Fierit dhe Shqipërisë vetëm për të fituar ai, Agaçi. E kanë menduar si më lehtë që bashkë me kryetaren e dhunshme të bashkisë të ndërtojnë një TEC kriminal si inceneratori, me qëllim eksportimin e energjisë në Greqi, një kompani greke se bën Tecin në Greqi, po vjen e bën në Roskovec. Është aferë drejtpërdrejtë e Ramës dhe duhet qëndresë nga populli i fierit për të mos lejuar një dramë të tillë të luhet me fatet e tyre. Projekt kriminal për të vrarë të ardhmen e Roskovecit", tha Meta =.