Hetimi pasuror, Meta 3 orë në SPAK: M’i hoqën të gjitha, veç pantallonave! Më pyetën a ka tërhequr Kryemadhi në vitin 2008, 20 mijë euro? S'e mbaj mend, llogaritë i mbante Monika

TIRANË- 24 orë pasi shkallët e Prokurorisë së Posaçme i kishte ngjitur bashkëshortja e tij kryemadhi, në SPAK këtë të enjte (13 qershor 2024) paraqit Ilir Meta.

“Unë po shkoj te Dumdumani, kur të dal do ju tregoj"- tha Meta në hyrje në Prokurorinë e Posaçme.

Për mbi 3 orë e 20 minuta kreu i PL është pyetur për të njëjtën çështje, pasuria, paratë dhe lobimet në SHBA. Në pyetje u mor nga prokurori i dosjes së hetimit pasuror dhe lobimeve në Uashington Sotir Kllapi, por si në hyrje edhe në dalje akuzat e forta i kishte për kreun e SPAK, pa lënë mënjanë etiketimet fyese.

“U pyeta në cilësinë e kundërshtarit të këtij narko shtetit që e mban në këmbë Dum Dumani, që në vend që të hetojë McGonigal dhe të ndalojë Edi Ramën dhe inceneratorët dhe Portin e Durrësit, merret me laraskat dhe përrallat e tij. SPAK është kthyer falë dumdumanit në një parti bashkëqeverisë të Edi Rama”- tha Meta.

Thirrjen në SPAK e shikon të pakuptimtë, pasi të gjitha veprimet për të cilat i kërkojnë llogari i bëjnë të tjerët duke iu referuar Kryemadhit, të cilën e cilëson si bashkëpunëtore të SPAK-ut.

‘Unë u pyeta kot më kot për gjëra që nuk kanë lidhje me mua por me veprimet e të tjerë, të miqve, shokëve dhe bashkëpunëtorëve të SPAK-ut.

Tani po iki se kam tryezën, kam sipërmarrjen. Këtë do Dum Dumani. Që mos të merremi me gjë ne, këtë detyrë i ka caktuar Edi Rama Dum Dumani.  (hajde shef te ikim se jemi vonë). Si kundërshtar i regjimit Dumdumanin tuaj që bënë tërë ato akte kriminale për të shpëtuar Edi Ramën”- tha Meta.

Më tej ai u shpreh në një konferencë të jashtëzakonshme, se sot në Prokurorinë e Posaçme kur hyri i morën edhe çelësat, edhe orën, por pantallonat s'ia hoqën dot.

'Sot më hoqën edhe orën, nuk u mërzita shumë, më hoqën edhe çelësat nuk u mërzita. Pantallonat nuk mi heqin dot.'- tha Meta.

Në deklaratën për mediat, Meta tha se nuk kishte dijeni për llogaritë e bëra nga Kryemadhi, edhe kjo e fundit e thirrur në SPAK ndaj së cilës ka nisur një hetim pasuror. Sipas Metës, detyrat në shtëpi ishin të ndara, Meta bënte politike dhe Kryemadhi merrej me llogaritë.

"Në datën kaq në vitin 2008 zonja Kryemadhi ka tërhequr 20 mijë euro. E mbaj mend unë? Ajo ka bërë veprime se ka patur pronat e tyre, pallatin e tyre, ka bërë veprimet e saj. Nuk jam marrë me çështje pronash, financash. Nuk kam pasur asnjë përgjegjësi, të gjitha i ka Monika, unë jam marrë me politikë, këtë e bëj mirë. Ajo ka përgjegjësinë financiare dhe ka qenë në mirëbesim. Merren me histori, më pyesin mua a diskutuar ti me Monikën në shtëpi? Këto veprime që ka bërë Monika në llogarinë e vet, përralla të tilla, as çështje pronash as financiare nuk kam pasur asnjë përgjegjësi, çdo përgjegjësi i ka pasur Monika, e kanë pasur mysafire, unë merrem me politikë", tha ai. 

Për çiftin Meta-Kryemadhi SPAK ka nisur një hetim intensiv, në lupë janë futur shpenzime, transferta parash, blerje pronash, shkollimi i fëmijëve, shpenzime për trajtime estetike dhe pagesa të dyshimta për lobime në Uashington.

Monika Kryemadhi u pyet të mërkurën ( 12 qershor) nga SPAK në dalje tha se akuzat janë të rreme sepse nuk ka bërë ndërhyrje estetike por vetëm botoks, ndërsa u distancua nga sulmi që bashkëshorti i bën drejtësisë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:55
Meta pas SPAK-ut: Pantallonat nuk m'i heqin dot! Vetë mund t'i heqin se janë modern, janë për prindin 1 dhe prindin 2

 '

Meta i pyetur nga gazetarët nëse ka kryer ndërhyrje estetike ashtu siç dyshohet së bashku me Monika Kryemadhin, u shpreh se nuk ka bërë asnjë ndërhyrje.

'Nuk kam kryer asnjë ndërhyrje estetike. Për çdo shërbim shëndetësor kam qenë transparent dhe konform rregullave.'

Më tej ai u shpreh se sot në Prokurorinë e Posaçme kur hyri i morën edhe çelësat, teksa bëri ironi se nuk i heqin dot pantallonat.

'Sot më hoqën edhe orën, nuk u mërzita shumë, më hoqën edhe çelësat nuk u mërzita. Pantallonat nuk mi heqin dot. Mund ti heqin vetë se janë modern. Janë për prindin 1 dhe prindin 2. Janë si Katicat në Maqedoni.'

Ora 15:49
'Më thanë a ka tërhequr Kryemadhi në vitin 2008 20 mijë euro?', Meta: Ku e mbaj mend unë! Nuk jam marrë me çështje pronash dhe financash

 

Ilir Meta duke treguar për arsyet pse u thirr në SPAK ditën e sotme u pyet edhe për gruan e tij Monika Kryemadhi që ishte dje në Prokurorinë e Posaçme. Meta tha se Kryemadhi ka pronat e saj, edhe prej familjes dhe nënës me të cilat ai vetë nuk është marrë kurrë, pasi ka bërë vetëm politikë.

U pyeta për këto budallallëqet. E njihja si Alberto i Lules. Jo thanë se dilte nga përgjimet që të ka bërë dhuratë. Jo me ka bërë dekor palmat dhe i ka hequr. Në datën kaq në vitin 2008 zonja Kryemadhi ka tërhequr 20 mijë euro. E mbaj mend unë? Ajo ka bërë veprime se ka patur pronat e tyre, pallatin e tyre, ka bërë veprimet e saj. Nuk jam marrë me çështje pronash, financash.

Më tej, Meta shprehet se nuk ka dijeni nëse SPAK ka bashkuar çështje kundër tij e Kryemadhit.

Nuk e di si janë bashkuar. Ajo mund të di më mirë. Nuk mund të them si u bashkuan, ti bëjnë si të kenë qejf. Jam i hapur para shqiptarëve. Jam thirrur në cilësinë e denoncuesit kryesor të ramaformës që ka kapur për fyti SPAK, dhe e detyron të merret me këto budallallëqet. Duhet ti kishte vënë hekurat me kohë Ramës dhe Veliajt. Unë e thashë, i thirrur në cilësinë e personit që ka denoncuar këtë mafie, që e zgjidhi kryeprokurorin me 69 vota. Bashkimi i reformës, është Kavaliera dhe Ëngjëll Agaçi. E dini shumë mirë si ka vajtur mali i dosjeve.

Ora 15:48
‘A keni frikë se arrestohet Kryemadhi?’ Meta: Mund të arrestojnë edhe Sashën, macen tonë që më mungon

 

Pas marrjes në pyetje nga SPAK, Ilir Meta është pyetur nëse ka frikë nëse mund të arrestojnë bashkëshorten e tij Monika Kryemadhi, pas hetimit pasuror që ka nisur ndaj tyre. Përgjigja e Metës ishte indiferente.

‘Nuk po merrem me parashikime... mund të arrestojnë edhe Sashën, macen tone që më mungon shumë. Beteja ime nuk ka kthim pas dhe të gjithë shqiptarët do të hedhin Katicat e ramaformës.’- tha Meta.

Ora 15:42
'Ballafaqohem me të gjithë fundërrinat e Ramaformës', Meta: Sfidoj edhe ata matanë detit e matanë oqeanit, ku të kenë dëshirë

 

Presidenti i PL-së, Ilir Meta sfidoi drejtësinë e re në konferencën me gazteratë ku sqaroi pse u paraqit sot në SPAK. Meta jo vetëm sfidoi ato që ai i quan fundërrinat e ramaforëms, por edhe ato matanë detit dhe matanë oqeanit duke nënkuptuar SHBA-të.

'Unë do të ballafaqohem kudo me të gjithë fundërrinat e ramaformës. Me fundërrinat e ramaformës kudo. Këtu matanë detit, matanë oqeanit ku të kenë dëshirë. Nuk kam asnjë akt vendim që cënon interesin publik. Aty është mali skandaleve pa fund. Në majë është Edi Rama. Me firmë, zë, figurë. Por duan një mandat tjetër, se nuk u mjafton nëntë. Duan të bëjnë politikë, por të mos votohen', u shpreh Meta.

Ora 13:44
Meta 3 orë në SPAK, del i acaruar, shikoni sjellen e shoqëruesve, përpiqen ta mbajnë larg gazetarëve

Presidenti i Partisë së Lirisë doli nga SPAK tepër i acaruar. Shoqëruesit u përpoqën ta ndalonin të fliste më tepër me gazetarët. 
Por në një prononcim të shkurtër për gazetarët ai tha se ishte pyetur dhe për cështje që nuk kanë lidhje me mua

"Do të iki tek sipërmarrja e po të doni bëjkonferencë. Dumdumani do që të mos merremi. Këtë detyrë i ka caktuar Edi Rama. Do të shkojmë tek sipërmarrja. Si kundërshtar I narkoregjimit që kërkon të mbahet me Dumdumanin tuaj, që bën tërë ato akte kriminale kundër opozitës për të shpëtuar Edi Ramën, nuk e shpëton dot"

Kreu i SPAK, Altin Dumani ka në dorë dosjen e CEZ -Dia

SI.E./S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Or tej: 14/06/2024 10:55

    Mjafton mos te te heqin miliardat qe ke vjedhur se per kemisha, pantallona e breke gjen sa te duash or teeeejjjjj

    Përgjigju
    • Po mër po: 14/06/2024 11:06

      Miliardat ku i ka fshehur ky? Kur ja morrën Putinit, këtij ja kanë marrë me kohë.

  • Flori: 14/06/2024 09:46

    Or like po avash more trim avash meri shtruar gjerat se nuk trembet njeri me ato qe na prrallis ti..sa per matan detit dhe matan oqanit me ata e ke inatin se ata po ta ujdisin dosjen ashtu sic e do dumani po te vjen ora more hajdut nendove ti se do shpetosh nga ato qe ti dhe mona jote e bukur si barbi me euro e shqiptarve dhe floririn qe likja e privatizoj

    Përgjigju
  • nei: 14/06/2024 07:51

    po merre shtruar bre. ne itali gjyqet e politikaneve kane vajtur 20 vjete. gjej nje avokat te mire.

    Përgjigju
  • Kasem Gahinji: 14/06/2024 06:58

    O Likeflori,mos u merzit ,bre burre Skrap...ari.Cdo gje me rradhe,sot kemishen ,xhupin ,kanotieren,neser pantallonat dhe breket...

    Përgjigju
  • Kapo metaj: 14/06/2024 01:55

    Ilir metmeta

    Përgjigju
  • Iris: 14/06/2024 00:16

    T'i hoqen te gjitha me perjashtim te pantallonave,po rripin t'a lane? Se si c'po te vine punet,do te te hyje shume ne pune.

    Përgjigju
  • Jimmy: 13/06/2024 17:35

    Po te vjen fundi mo funderine! Tu afrua ora!dumDumani ka per ta vulos ty mor pplehrai ka per ta liruar nenen e baben!

    Përgjigju
  • Shaban: 13/06/2024 16:57

    Ai nuk eshte shoqerues i thjeshte dhe i rastesishem - eshte nje ish oficer i larte i sherbimeve te inteligjences shqiptare.

    Përgjigju
    • Real: 13/06/2024 20:01

      Cili eshte more Shaban se kariera ne shqiperi nuk njeh merite? Megjithate Meta eshte bere si Zeqo Pilafi qe punonte per zotin, te punesuar ka patur Moniken.

  • Dekonskriptim: 13/06/2024 16:57

    Të dekonskriptuam skenarin. Je i pashpresë. Shkon si trim tek SPAKu i partisë që bën sikur gjoja lojë luftash. Por shqiptarët e marrin informacionin në kohë reale.

    Përgjigju
  • Alb: 13/06/2024 16:51

    Te gjitheve do ju vi dita, por rreziku i popullite dhe shqipnija vujti dhe po vun ala

    Përgjigju
  • Altini: 13/06/2024 16:43

    E mer legen po ti hiqka breket avash avash DUMDUMANI mesa duket

    Përgjigju
  • Bizhdollani: 13/06/2024 16:33

    Dumdumani,Dumdumani tet me dy t´a bani. Rrët-Ilia!!!

    Përgjigju
  • Polic #: 13/06/2024 15:55

    Altin Dumani kryeminister!!

    Përgjigju
  • avni rustemi usa: 13/06/2024 12:43

    i pari ne liste je ti kokderr me kekederren tende pastaj fillojme me ramen vazhdojme me salen zenin argiten mulin , booll vedhet shkaterruat e degjeneruat vendin me dekada

    Përgjigju
  • Boti: 13/06/2024 12:39

    Mos ik pra tek dumdumani..ta shohim a jane te verteta ato qe thua para kamerave

    Përgjigju
  • Ehuuu: 13/06/2024 12:20

    Dumduman eshte, ama te ajo dere po te fut ama. Po pate kaq kellqe mos ik, se eshte dumduman. Para kamerave Ben si gjel, ama atje rri kok ulur

    Përgjigju
  • Dhendri i Besnik Bekteshit: 13/06/2024 11:20

    Ky eshte hajdut pa din e pa iman

    Përgjigju
  • Populli: 13/06/2024 11:14

    Hetojeni per thesarin e shtetit kete tradhetar te kombit.

    Përgjigju
    • Populli: 13/06/2024 19:16

      Nuk e di askush sa ton ar kishte thesari. As hajdutet nuk kane patur mundesi ti numerojne sepse ishin shume

  • Zylftiu: 13/06/2024 11:02

    Si nuk e paska shoqeruar Cim Pyka e Bes Kallaku !

    Përgjigju
  • Edi: 13/06/2024 10:52

    Pse ca kujton ti grabite ket vend e nuk do japesh llogari?!....gjigant je

    Përgjigju
  • Bobi: 13/06/2024 10:32

    Nuk e dime ende nese i ka marr me vete girat ne spak ti perdori gjate kohes se pyetjeve

    Përgjigju
    • Or tej: 13/06/2024 10:35

      Shtangist hesapi or teeeejjjjj

  • Po mër po: 13/06/2024 10:27

    Kush ka hyrë ka dalë, Monika hyri e doli dje, por ti me pranga ke për të dalë.

    Përgjigju
    • Non-grata: 13/06/2024 16:00

      Shpëtove se të dekonspiruan

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Protesta e Berishës, Faik Basha i PL-së e pranon: Nuk kishim shumë njerëz edhe prej motit! Haklaj: Mosbindja civile, teatër! PD bllokoi rrugët, vepër penale

Protesta e Berishës, Faik Basha i PL-së e pranon: Nuk kishim shumë njerëz edhe prej motit! Haklaj: Mosbindja civile, teatër! PD bllokoi rrugët, vepër penale