Meta në SPAK për çështjen CEZ-DIA/ Avokati, Vishaj: E rëndë të shkosh aty, i kanë qëndisur dosjen! Imeraj: Nuk është rezultat i reformës në drejtësi

Paraqitja e kryetarit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta në SPAK për çështjen CEZ-DIA ka sjellë diskutime të shumta lidhur me hetimet që Prokuroria e Posaçme ka mbi zyrtarë të lartë të politikës.

Avokati, Saimir Vishaj i ftuar në studion e emisionit ‘Pa Protokoll’ me gazetaren Anduela Ndreu tha se fakti që Meta është pyetur në SPAK për tre orë, do të thotë se për të tashmë ka një dosje hetimi. Ai shtoi se shqetësuese mbetet rrjedhja e informacionit sepse ministrat para se të nisin procedurat e hetimit për ta, marrin informacione dhe japin dorëheqje.

“Është shumë e rëndë të shkosh në SPAK, qoftë Meta, qoftë Rama apo një zyrtar tjetër. Vetë SPAK ka një procedurë të caktuar. Po u ngjite atje ata ta kanë qëndisur dosjen. Por mënyra sesi të pyesin si dëshmitar, kjo është sekret. Ajo që mua më shqetëeson është rrjedhja e informacionit. Para se të fillojë procedimi për një ministër i shkon fjala dhe ata japin dorëheqje. Dhënia e dorëheqjes do të thotë se të ka ardhur sinjali”-tha Visha.

Ndërsa, ish kryeprokurorja e Tiranës, Elisabeta Imeraj tha se thirrja e Metës nuk duhet të jetë një arsye për t’u duartrokitur dhe nuk duhej parë si rezultat i reformës në drejtësi sepse është thirrur edhe më parë në prokurori.

“Si qytetare, prokuroria gjithmonë ka qenë në funksion Meta është marrë disa herë në pyetje në organet e prokurorisë. Fakti i marrjes në pyetje i personave në rrethana si deklaruar nuk është ndonjë gjë për të cilën duhet të brohorasim.

Nuk dihen elementët e rinj që SPAK mund të ketë për hetim, apo është zgjeruar rrethi i personave për të cilët mund të ketë dyshime. Unë nuk dua ta lidh me reformën në drejtësi sepse është thirrur në prokurori edhe më parë”-tha Imeraj.

Gazetari, Poli Hoxha u shpreh se shihte një ‘luftë’ mes SPAK dhe klasës aktuale politike pasi kjo e fundit sipas tij po përpiqet të mbulojë gjurmët dhe shkeljet e bëra për dekada të tëra. Hoxha shkoi më tej, duke thënë se klasa politike ka lidhje brenda Prokurorisë së Posaçme.

Ndërkohë, Pano Soko, ekonomist dhe përfaqësues i ‘Nismës Thurje’, tha se SPAK nuk duhet të zvarrisë më hetimet duke marrë si shembull denoncimet e tij për kontratën koncesionare të sterilizimeve dhe atë të incerenatorit të Tiranës. Sa i takon thirrjes së Metës dhe të zyrtarëve të lartë në zyrat e SPAK, Soko tha se kjo gjë nuk e kënaqte duke shtuar se duhej ose të dënoheshin ose të shpalleshin në pafajshëm.

“Unë nuk kënaqem me vajtjet dhe ardhjet në prokurori. Do quaj të suksesshëm çdo operacion që përfundon me deklarimin të pafajshëm jo të lërë hetimin në mes. O të marrë ta dënojë ose ta deklarojë të pafajshëm. Unë jam personazh që kam lidhje me çështje në hetim dhe po zvarriten, sterilizimi është një nga to”-tha Soko.

Në 22 shkurt, kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta u paraqit në SPAK ku për tre orë u mor në pyetje nga prokurorët specialë. Në deklaratën për median, ai tha se ishte pyetur mbi aferën e CEZ-DIA, një histori privatizimi dhe abuzimi që i kushtoi vendit 414 milionë euro dëm.

Meta është akuzuar vazhdimisht se ka përfituar miliona nga kjo aferë, sidomos me lidhjet me Kastriot Ismailajn, administrator i DIA dhe i dënuar më parë nga gjykata, por së fundmi një dëshmi e Elvis Matës, një ish drejtor në DIA dhe ish drejtues i LRI-së në vitin 2005, mund t'i ketë qartësuar gjërat për prokurorët e SPAK.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:29
Gazetari, Poli Hoxha: Klasa politike ka futur duart në SPAK! Gjithë ky pushtet i tyre, ka habitur edhe SHBA-të

 

Gazetari Poli Hoxha, tha se thirrja e Metës në SPAK dhe hetimet ndaj zyrtarëve të lartë për ato që konsiderohen si afera korruptive, është proces historik por shtoi se pavarësisht këtyre lëvizjeve, klasa politike ka lidhje edhe në Prokurorinë e Posaçme.

“Kjo që po ndodh në Shëqipëri është proces historik, sepse nuk mundet më që pas 32 vitesh ky vend të vidhet nga politikanët në mënyrë kaq barbare. Na kanë bullizuar dhe nuk kanë tentuar as ta fshehin. Këto vitet e fundit po përpiqen ta modifikojnë. Në Shëqipëri është vërtetuar, këtu nuk ka zgjedhje, nuk ka patur dhe nuk ka për të patur”-tha gazetari.

Por mes të tjerash, Hoxha shtoi se edhe SHBA-të nuk prisnin që kjo klasë politike të kishte gjithë këtë pushtet në vend. Ai tha se Meta, Berisha dhe Rama pavarësisht se tashmë janë të vetmuar, janë në luftë me hetuesit që kanë nisur këtë proces hetimi.

“Gjithë kjo pasuri  gjithë ky pushtet politik, ka habitur edhe SHBA-të, nuk e prisnin. Politika është në luftë me ata njerëz që kanë nisur këtë proces. Të tre kolonat tani janë të vetmuar. Rama dilte sot në një rrugë bosh, dhe Meta dhe Berisha që janë përfaqësuesit tipikë. Të tre bashkë dalin shumë të fuqishëm”-përfundoi Poli Hoxha.

Ora 22:28
Hetimet e SPAK për zyrtarët e lartë, Ngjela: Ka lëvizje të reja pasi erdhi Dumani në krye! Koha tregoi se politikës amerikane po i del optika

 

Avokati, Spartak Ngjela në një lidhje skype për emisionin ‘Pa Protokoll tha se sipas tij Reforma në Drejtësi ka filluar të japë rezultatet e veta. Ai tha se është e vështirë të bëhet reformë e madhe pa përdorur forcë ushtarake kundër korrupsionit që prej dekadash ka kapluar qeveritë shqiptare.

Ngjela tha se ndryshim i drejtuesit të SPAK, ka sjellë lëvizje të reja në fushën e hetimit ndaj politikanëve të lartë.

“Nuk mund të flasim dot se çfarë po bën SPAK-u por unë mendoj se reforma në drejtësi ka filluar të japë rezultatet e veta. Duhet të kemi parasysh që nuk ka qenë një gjë e thjeshtë korrupsioni në Shqipëri, ka qenë fenomen. Kur drejtësia në goditjen  penale ndeshet me një fenomen që ka pushtuar qeveritë, do forcë ushtarake. SHBA-të na thanë se do e bëjmë me SPAK-un. Nuk ka rast të tillë që të bëhet një reformë e madhe kundër qeverive të korruptuara dhe të kesh forcë.

Koha tregoi se politikës amerikane po i del optika. Edhe pse ky është një rast i rrallë që nuk ka pasur nevojë për një forcë të jashtme që të godasë në mënyrë ushtarake, këtu po duket se po ecim drejt çlirimit. E mbani mend si tha Kim para disa muajsh për SPAK-un? Që janë të trembur dhe të blerë? Pas asaj u ndryshua drejtuesi i SPAK dhe kemi lëvizje të reja”-tha Ngjela.

B.V/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ShqiperiaMadhe: 25/02/2023 09:53

    Mendimi im objektiv: krimet janë të qarta dhe nuk ka nevojë për hetim. “Inxhinierët” e këtyre krimeve ende lëvizin dhe flasin lirshëm. Ata ende promovojnë veten. Do të thotë që përpjekjet dhe shpenzimet për reformimin e sistemit të drejtësisë janë të kota. Ambasadori amerikan nuk duhet të harxhojë karburant dhe kohë! SPAK duhet të paguajë pagën e fundit për stafin e tij. Atë është e qartë këto. Hajdutët nuk do dalin para drejtësisë me lajme të gazetarëve të ndershëm për ditë të tëra! duhet të vijë si një “bubullimë”. Deri tani vetëm “luaj me top”. Kjo është një dëshmi se sistemi politik shqiptar vendosi ta bëjë vendin “Kolumbi në Europë”, sepse kriminaliteti qarkullon në gjakun e vendit. Jo drejtësia!

    Përgjigju
  • naku: 25/02/2023 08:16

    E VESHTIRE TE VESH DREJTESI NE SHQIPERI ME KAQ KRIM SA KA. DUHEN EDHE 20 VJET QE TE LEVIZE DREJTESIA

    Përgjigju
  • tani: 25/02/2023 02:12

    SPAKU DUHEJ TE KISHTE 100-200 PROKURORE DHE HETUES,,,E KENI LENE SPAKUN ME 20 QYRRAVECER,,,DISA JANE SIMPATIZANTE TE RAMES,,DISA TE ILIR METES,,E DISA TE SALI BERISHES....DREJTESIA ASNJEHERE NUK DO HAPE AKUZA PER KETA TE TRE....

    Përgjigju
  • Ethem Lalaj: 24/02/2023 22:52

    Bravo Abokoat Vishaj.Skandal që thirret si analiste Ilisabeta Imetaj që është larguar nga VETINGU për Korrupsion pse është nga Tropoja.Thirret Pano Soko si i TV SYRI ZENIT SALIUT dhe thot se nuk duhen hetuar krimet e kaluara por të qeverisë sotme..! Moderatori 4 herë përmëndi LikeFloririn dhe asnjëherë nuk u diskutua..turp.

    Përgjigju
    • Iliri: 25/02/2023 02:23

      Nuk I heq asnjë presje revoltimit tuaj Unë nderrova kanal direkt sapo pasha të ftuar një të korruptuar që flet për luftën ndaj korrupsionit,sa turp sa turp.Me të vërtetë këta kujtojn se jeni dele.Unë tropojan jam por boll më me këta përbindësha,mjer popullin i thjesht.

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sot sondazhi i fundvitit në Report Tv/ Si ndahen mandatet në 5 qarqet më të rëndësishme! Çfarë mendojnë shqiptarët për mbylljen e TikTok-ut

Sot sondazhi i fundvitit në Report Tv/ Si ndahen mandatet në 5 qarqet më të rëndësishme! Çfarë mendojnë shqiptarët për mbylljen e TikTok-ut