Meta në Stamboll, takon drejtues të shoqatës ‘Vatra’: Shqipëria dhe Turqia gëzojnë marrëdhënie të gjata e të ngushta miqësore

Meta në Stamboll, takon drejtues të shoqatës ‘Vatra’: Shqipëria dhe Turqia gëzojnë marrëdhënie të gjata e të ngushta miqësore

Ilir Meta në takimin me përfaqësues të Vatres Shqiptare

Presidenti Ilir Meta ka zhvilluar sot një takim me diasporën shqiptare dhe drejtues të Shoqatës Vatra në Stamboll ku ndodhet për një vizitë zyrtare prej disa ditësh.

Meta ka vlerësuar kontributin e tyre të pazëvendësueshëm në promovimin e traditës kombëtare, kulturës, historisë, dhe trashëgimisë shqiptare.

“Diaspora e hershme dhe e re shqiptare në Turqi është krenari që përfaqëson vlerat tona më të larta kombëtare.

Shumë i lumtur që ndodhem në Stamboll mes bashkëkombësve dhe drejtuesve të shoqatës "Vatra" për të vlerësuar kontributin e tyre të pazëvendësueshëm në promovimin e traditës kombëtare, kulturës, historisë, dhe trashëgimisë shqiptare.

Shqipëria dhe Turqia gëzojnë marrëdhënie të gjata e të ngushta miqësore. Këto marrëdhënie do të qëndrojnë të tilla sepse në themel të tyre është miqësia dhe lidhja e ngushtë ndërmjet popujve tanë, ku diaspora shqiptare ka një rol të pazëvendësueshëm”, shkruan Meta në facebook,

Presidenti Meta ndodhet në një vizitë zyrtare në Turqi ku ka pasur një takim dhe me liderin e opozitës turke dhe zyrtarë të tjerë turk.

E.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë