Presidenti Ilir Meta ka bërë publik një takim gjatë vizitës të tij në Strasburg. Meta ka postuar foto nga takimi me sekretarin e Përgjitshëm të Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Europës, Andreas Kiefer. Kreu i shtetit thotë se me Kiefer kanë shkëmbyer mendime të vlefshme për mbështetjen që Kongresi mund të japë për kapërcimin e krizës së qeverisjes vendore në Shqipëri. Meta bën të ditur se i ka kërkuar Kiefer që të asistojë Shqipërinë duke sjellë në Tiranë një mision me ekspertë të Kongresit të Autoriteteve Lokale të KE.
"Takim konstruktiv në Strasburg me Sekretarin e Përgjithshëm të Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Europës, Andreas Kiefer. Shkëmbyem mendime të vlefshme për mbështetjen që Kongresi mund të japë në kapërcimin e krizës së qeverisjes vendore në Shqipëri pas 30 qershorit, në përmbushjen e standardeve demokratike që vendet anëtare të këtij institucioni, sikundër është vendi ynë, janë të obliguar të respektojnë dhe për ndërmarrjen e hapave konkretë nga ana e Kongresit në këto drejtime. U dakordësuam për domosdoshmërinë e një misioni të Kongresit në Shqipëri në një kohë sa më të afërt. Demokracia në radhë të parë është vendore", shkruan Meta.
Presidenti Ilir Meta anuloi dekretin për anulimin e 30 qershorit pak ditë pasi partitë politike kishin nisur fushatën elektorale. Megjithatë zgjedhjet lokale u mbajtën në 30 qershor, ku mazhoranca mori drejtimin e 60 bashkive në vend. Lidhur me dekretin për anulimin e zgjedhjeve mazhoranca ka ndërmarrë një nismë për shkarkimin e kreut të shtetit ndërkohë që është ngritur edhe një komision për hetimin e tij.

Komente

