Meta hesht për zgjedhjet në Vorë dhe atentatin ndaj prokurorit Ndoja, flet vetëm për teatrin (VIDEO)

TIRANE- Presidenti Ilir Meta i ka bërë palëve politike një thirrje të koduar për dialog që do të çojë në zgjidhjen e krizës politike në vend. Meta tha se duhet reflektim për zgjidhjen e sfidave larg interesave okulte. Ai u shpreh se nëse qytetarët nuk gëzojnë sovranitet për të vendosur rrezikohet edhe sovraniteti i shtetit, ndërsa sulmoi edhe artistët që kanë kërkuar një teatër të ri dhe bashkëkohor se kanë nxjerrë në treg vlerat e tyre artistike duke mbyllur sytë para kauzave që shkatërrojnë vendin.

Kreu i shtetit Meta i bëri thirrje politikës, që të reflektojë dhe të ulet për të dialoguar me artistët, në mënyrë që të gjendet një zgjidhje lidhur me çështjen e Teatrit Kombëtar, pasi siç ai u shpreh 'nuk mund të ketë Shqipëri evropiane, pa identitetin e saj kulturor dhe kombëtar'.

"Është një kënaqësi e veçantë për mua të jem në Teatrin tonë kombëyar me rastin e një epskozite të artitit të dashur këto vitet dhe muajt e fundit Avni Delvina. Për mua ka qenë kënaqësi të njihesha me të. Kam ndjekur me shumë vëmendje reagimin e tij si qytetar dhe patriot për shqetësimet e vendit të tij. Mendoj që vendosja e vlerave të tij artistike në shërbim të kombit e ka bërë jo vetëm më të njohur por edhe më të dashur dhe më pranëë qytetarëve. Jetojmë në kohë të vështira për arsitët dhe shoqërinë. Jetojmë në kohën e civilizimit. Këtu del detyra në radhë të parë e njërëzve të artit dhe kulturëës për të dhënë mesazhe më të forta në mbrojtje të kauzave, kulturës, vlerave qytetare. Nëse qytetarët nuk gëzojnë sovranitetin për të vendosur rrezikohet edhe sovraniteti i shtetit.

Shqetësimet që sjellë Delvina janë mjaft të mirëpritura. Sot vendosëm rrëzimin e murit të Berlinit. Delvina është shembull i artistit që nuk pranon të nxjerrë në treg vlerat e tij artistike për të mbyllur sytë para kauazave që shkatërrojnë vendin. Asnjë falenderim për mua nga artistët pasi nuk kam bërë asgjë tjetër vetëm detyrë time duke mbrojtur kushtetutën, ligjin dhe identitetin kombëtar. Të gjithë të reflektojmë dhe dialogojmë për të zgjidhur të gjitha sfidat, larg interesave okulte në interes të qytetarëve. Është detyra jonë të përforcojmë vlerat dhe të ecim të sigurt. Nuk mund të ketë një shoqëri europiane pa identitetin e saj shoqëror", u shpreh Meta

Jashtë ambienteve të teatrin kombëtar Meta refuzoi të flasë lidhur me një datë për zgjedhje të pjesshme lokale në Bashkinë e Vorës e cila pas vendimit të KQZ për t'i hequr mandatin Agim Kajmakut është pa kryebashkiak. Meta nuk pranoi të flasë as për atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja duke nënvizuar se këtë ditë ia kushton vetëm artistit Avni Delvina.

"Sot në këtë ditë kam vendosur t'i a kushtojë vetëm artistit të mirënjohur Avni Delvina dhe përpjekjeve të tij për të vendosur artin në shërbim të kauzave. Sot është dita e mesazhit që jep kjo ekspozitë.  Unë kuptoj atë që është e vërtetë. Artistët janë zëri që e çon një popull drejt një të ardhme të sigurtë", përfundoi Meta.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • edi: 05/11/2019 01:19

    Vora eshte vendi ku ky banditi kollovar shpernday miell per zgjelljet kur ishte kumandar i partise Komuniste ne Qeverine Berisha Ceshtja e prokurorit ka ndonje cen nga mbrapa dhe i ruhet me kujdes se mos hapet ndonje ceshtje tjeter e tije Lereni le te kenaqet me ato piktore qe i kane bere aq photo sa vete po buzeqeshte si koke dashi i ndare nga kopeja. Si duket po i mbyllet ajo palo goje duke mbrojtur Kushtetuten dhe Popullin ,por Eurot , shtepite , bisneset ,dhe Florinjte e Krrabes si demokrat Komunist

    Përgjigju
  • Turrmushku: 04/11/2019 14:56

    Si ka fytyre dhe del ky njeri i lig kur ngjall vec neveri ne popull,si nuk ke nje fije cipe e te largohet e te zhduket megjithe fallxhoren e tij,boll do te thote boll.

    Përgjigju
  • Populli: 04/11/2019 13:53

    Ti je nje zhgarravine e politikes megjithe doktorin tend Sali Kriminelin,sahere flet te ngjall vec neveri,tamam nje dordolec je bere Like.

    Përgjigju
  • A...Zh: 04/11/2019 13:22

    Sa here shfaqet ky eshte shenje e mire, pasi tregon qe eshte ne hall.

    Përgjigju
  • beni: 04/11/2019 12:35

    "Asnjë falenderim për mua nga artistët pasi nuk kam bërë asgjë tjetër vetëm detyrë time duke mbrojtur kushtetutën, ligjin dhe identitetin kombëtar." Shpresoj ta mbajne mend qe te te sjellin ndonje pakete cigare, kur te shkosh tek vendi qe te Takon...

    Përgjigju
  • Po pra: 04/11/2019 12:29

    Ku ni myth ky tërmushku skraparit nga mesazhet e kodume, mos ja ngrini vlerat më tepër se ç'duhet. Po qe për të vjedh, po, i kemi njisha politikanët, për të tjerat ato s'din gjo, s'nuk.

    Përgjigju
  • Dine: 04/11/2019 12:10

    A ti je copa e mbeturines do te sekyestrohen te gjitha o hajdut i felliqur

    Përgjigju
  • spak se shpejti: 04/11/2019 12:04

    ik or hajdut bashke me partine tone ajdute e njerzit hajdute qe ke perreth

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës