Meta nga Berlini citon Merkelin: Çdo gjë që duket se është e gdhendur në gur, mund të ndryshojë

Meta nga Berlini citon Merkelin: Çdo gjë që duket se është e gdhendur në gur, mund të ndryshojë

Presidenti i Republikës Ilir Meta nga Berlini, ku mori pjesë në takimin e 24-të Ndërkombëtar mbajti edhe një fjalë në 'Mëngjesin e Lutjeve' të moderuar nga anëtarët e parlamentit gjerman (Bundestag-ut) Albert Weiler dhe Bernd Rützel, me pjesëmarrjen e zotit Joachim Herrman, Ministrit të Brendshëm të Landit të Bavarisë dhe shumë politikanëve, deputetëve dhe përfaqësuesve të fushave të ndryshme. Ai tha se shqiptarët presin hapjen e negociatave këtë muaj, ndërsa ftoi të pranishmit që të bashkohen me lutjet, që Shqipëria të gjejë rrugën për një paqe, stabilitet, begati dhe të ardhme të pakthyeshme evropiane të merituar.

Pak ditë më parë, Kancelarja Angela Merkel fitoi zemrat e studentëve të diplomuar të Universitetit të Harvardit, me një fjalim tepër të sinqertë e të mbushur me mendime mbi të tashmen, të ardhmen dhe mbi botën e frikshme që po trashëgon brezi i ri.Ashtu sikurse ata që kanë një ndjenjë të vërtetë të historisë, edhe unë ndava të njëjtën ndjeshmëri me përshkrimin e saj, veçanërisht me thirrjen që bëri se: “Çdo gjë që duket se është e gdhendur në gur, ose e pandryshueshme, në të vërtetë mund të ndryshojë”.

Bashkatdhetarët dhe bashkëatdhetaret e mia presin që negociatat e pranimit me Bashkimin Europian të hapen sa më shpejt, shpresoj këtë muaj, ashtu siç dua t’ju siguroj se ata mbeten po aq kërkues edhe ndaj qeverisë së tyre që ajo të përmbushë detyrimet e të kryejë punët që i takojnë”, - theksoi Presidenti Meta në fjalën e tij. ‘Demokracia qëndron në zemër të NATO-s’, – tha Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s gjatë vizitës së tij të fundit në Shqipëri, teksa partitë pro Bashkimit Europian shënuan sërish një fitore të madhe në zgjedhjet europiane para disa ditësh.

Ne, në Ballkanin Perëndimor e shikojmë NATO-n dhe Bashkimit Europian si garancitë më të mira për rendin paqësor, të qëndrueshëm dhe të begatë, në brendësinë e tyre si dhe në rajonin tonë. Vendet e rajonit të Ballkanit janë të ankoruara në mënyrë të vendosur në proceset e anëtarësimit në Bashkimin Europian. Mbështetja e fortë popullore për këto procese nuk buron nga iluzioni i ndryshimeve të kufijve, por nga kërkimi për standarde më të arrira mirëqeverisjeje, sundimin e ligjit, rritjen ekonomike dhe kohezionin social. Duhet të ndaj me ju faktin se bashkatdhetarët dhe bashkëatdhetaret e mia presin që negociatat e pranimit me Bashkimin Europian të hapen sa më shpejt, shpresoj këtë muaj, ashtu siç dua t’ju siguroj se ata mbeten po aq kërkues edhe ndaj qeverisë së tyre që ajo të përmbushë detyrimet e të kryejë punët që i takojnë.

Kohët e fundit, bashkësitë e krishtera dhe myslimane nëpërmjet Këshillit të tyre Ndër-fetar bënë apel për urtësi e bashkim kombëtar si dhe për një dialog të mirëfilltë, për t’u dhënë fund politikave ndarëse që turbullojnë vendin. Me përulje ju ftoj të bashkoheni me lutjet tona, që vendi im të gjejë rrugën për një paqe, stabilitet, begati dhe të ardhme të pakthyeshme evropiane të merituar. Lutem gjithashtu që Bashkimi Europian dhe NATO-ja, që mundësuan dhe siguruan paqen, stabilitetin dhe lirinë për këtë kontinent, do të vazhdojnë të kenë sukses dhe të përparojnë, si paqeruajtës të fortë për brezat e ardhshëm" tha Meta. Shqipëria prej disa muajsh po kalon një krizë politike, pasi opozita dogji mandatet duke dalë në protesta, ndërsa ka bojkotuar edhe zgjedhjet.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • dhe vjen nje dite: 07/06/2019 11:59

    vetem S.P.A.K do tju tregoje vendin juve e shokve tuaj qe e vodhet dhe e shkatrruat shqiperine e kete popull 20 vjet me radhe , prandaj leri furcat

    Përgjigju
  • xxx: 07/06/2019 11:20

    Pirdh o metaj pirdh t'u keput damari i bithes per shqipnine, boll talle bythen ti dhe munika

    Përgjigju
  • xreport: 07/06/2019 10:57

    kur do futesh ne burg

    Përgjigju
    • Tuçi: 07/06/2019 11:08

      Kam imunitet s'du.Hahaha

  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

'Frontline'/ Lita: Influencër të lidhur me Metën e Kryemadhin janë kontrolluar nga BKH! S’justifikojnë shtëpinë! Bregu: Dosja CEZ-DIA e mbyllur

'Frontline'/ Lita: Influencër të lidhur me Metën e Kryemadhin janë kontrolluar nga BKH! S’justifikojnë shtëpinë! Bregu: Dosja CEZ-DIA e mbyllur