Nga Fieri, Presidenti Meta u shfaq para gazetarëve si në ditët më të ashpra të çdo fushate elektorale. Teksa foli për zgjedhjet dhe politikën, Meta pati edhe një konsideratë tjetër për Ramën.  

"Çfarë mund të presësh nga një njeri i cili thotë 'mua këtu më keni deri në vitin 2030'? Një njeri që e thotë këtë ka probleme shëndetësore. Madje ai duhet të bëjë kontrolle për shëndetin mendor. Mua më bëhet qejfi që ka afruar ekspertë shëndetësie dhe ata ekspertët duhet të kujdesen edhe për shëndetin e tij mendor", tha Meta.


Lajmi kryesor:

Presidenti si në përplasjet më të ashpra elektorale me Ramën, Meta: Ai ka probleme me gjendjen e tij mendore! Unë nuk pi kokainë (VIDEO)