Kreu i Shtetit, Ilir Meta ka deklaruar se përparimi i Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian është thelbësor.

Këtë deklaratë Meta e ka bërë nga Samiti i Sarajevës ku marrin pjesë liderët e shumë sheteve.
 
Presidenti Meta ka shtuar se Shqipëria shpreson që negociatat të hapen në tetor, ndërsa më pas Meta i ka shprehur mirënjohjen e tij kancelares Merkel e cila tha integrimi i Ballkanit Perëndimor është në interes të Europës.

"Përparimi i të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor në procesin integrues për në Bashkimin Europian është thelbësor.

Mbetemi të përkushtuar dhe me shpresë se Këshilli i BE-së do të vendosë në tetor për të hapur negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë dhe me Maqedoninë e Veriut fqinje.

I jemi mirënjohës vizionit të Kancelares Angela Merkel, që u përsërit edhe në Samitin e fundit të Poznanit, se dhënia e mundësisë vendeve të Ballkanit për t’i bashkëngjitur BE-së është në interesin strategjik të bllokut komunitar europian." shkruan Meta.

Kujtojmë se edhe pse diplomacia shqiptare anuloi pjesëmarrjen në Samitin e Sarajevës për shkak të trajtimit që iu bë Kosovës, kreu i shtetit Ilir Meta ka marrë pjesë në punimet e këtij Samiti ku i cili po zhvillohet në Sarajevë të Bosnje-Hercegovinës.