Meta nga Vlora: ‘Banditi’ i Astirit ka ardhur për të bërë presion, kjo është arsyeja pse largohen të rinjtë! Jam krenar për çdo vlerësim që jap

Kur na ndajnë vetëm pak ditë nga zgjedhjet e përgjithshme parlamentare, presidenti Ilir Meta nga Vlora, u ka bërë thirrje qytetarëve që të refuzojnë e denoncojnë çdo tentativë dhe ofertë për blerje votash. Meta po ashtu u ka kërkuar që të qëndrojnë fort ndaj çdo presioni, dhe të zgjedhin veçanërisht më 25 prill kandidatët që e luftojnë më shumë korrupsionin.

Presidenti, i cili është përfshirë tashmë krejtësisht në fushatën elektorale, ku nuk la pas thumbuar edhe nënkryetarin e bashkisë, së Vlorës, Afrim Qendron, për të cilin tha se ‘banditi i Astirit’ ka shkuar për të bërë presion. Sipas Metës kjo është edhe një nga arsyet që të rinjtë po largohen.

I pyetur në lidhje me deklaratën e kryeministrit Edi Rama, i cili ironizoi se shumë shpejt do të dekorojë një parukeri në Vlorë, Meta theksoi se ndihet krenar për vlerësimet që jep dhe se këto provokime janë ordinere.

‘Unë i ftoj të gjithë qytetarët e Vlorës, që në 25 Prill të vrapojnë për të votuar, që vendi të hyjë në shinat e demokracisë, t’iu japin shpresë të rinjve që të jetojnë dhe punojnë këtu në Vlorë, ftoj të rinjtë dhe të rejat e Vlorës që të denoncojnë çdo aferë për blerjen e votave, ti qëndrojnë çdo presioni, i ftoj të gjithë të votojnë për kandidatet dhe kandidatët që e luftojnë korrupsionin, dhe jo atyre që bëjnë sikur e luftojnë.

Banditi i Astirit ka ardhur këtu për të bërë presion, kjo është arsyeja se pse largohet të rinjtë nga Vlora, pasi vetëm në këtë mënyrë mund të kemi një Vlorë më të begatë.

Unë kam vetëm një interes , Vlora e vlonjatëve, sepse nuk do të doja që këtu të vij të takon njerëz nga Bangladeshi apo nga Siria, ishim këtu për të nderuar gjakun e atyre që e lanë në luftë me pushtuesin, ne e dimë se kush janë ata që nxisin largimin e rinisë.

Jam krenar për çdo vlerësim që kam dhënë dhe jap, sa i takon provokimeve ordinere ne e dimë që këtu në Vlorë, ka një adresë që do tia tregojmë në 26 Prill, në mënyrë që të shijojë më mirë diellin.

Vlora është e të gjithëve jo vetëm e vlonjatëve, aq më tepër e një presidenti nga Skrapari, aq më shumë një presidenti ku fshati i tij i lindjes ka sjellë një çetë më vete në luftën e Vlorës.’- tha Meta.

 

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës