Meta niset drejt Estonisë, takime me krerët e politikës

Meta niset drejt Estonisë, takime me krerët e politikës

Presidenti, Ilir Meta, sot niset për një vizitë zyrtare dy ditore në Estoni. Me anë të një lajmërimi në faqen zyrtare të Presidencën, njoftohet se vizita e Metës në Estoni vjen pas ftesës që i ka bërë homologu i tij në këtë shtet, Kresti Kaljulaid.

Ndër të tjera thuhet se temë diskutimi mes dy krerëve të shtetit do të jenë sfidat e përbashkëta të sigurisë europiane, proceset e integrimit euro-atlantik dhe  bashkëpunimi dypalësh në të gjitha fushat me interes reciprok.

Në prani të dy Presidentëve do të nënshkruhet edhe Memorandumi i Mirëkuptimit në fushën e Integrimit Europian ndërmjet Ministrive të Punëve të Jashtme të të dy vendeve.

Po ashtu në njoftim thuhet se gjatë kësaj vizite, Presidenti Meta do të takohet edhe me Kryetarin e Parlamentit të Estonisë, Henn Polluaas, dhe Kryeministrin Juri Ratas.

Gjatë qëndrimit në Estoni, Presidenti do të japë një ligjëratë në Shkollën estoneze të Diplomacisë, si dhe do të vizitojë Qendrën e Ekselencës për Mbrojtjen Kibernetike të NATO-s dhe Qendrën e Brifingjeve E-Estonia.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Historia e kremtimit të Krishtlindjeve

Historia e kremtimit të Krishtlindjeve