Meta niset për vizitë në Zvicër
takon kryebashkiakun e Bernës

Meta niset për vizitë në Zvicër<br />takon kryebashkiakun e Bernës
BERN - Kryetari i Kuvendit Ilir Meta nisi sot një vizitë zyrtare në Zvicër ku u nga Kryetari i Bashkisë së Bernës Alexandër Tschappat.

Kryetari i Bashkisë së Kryeqytetit Tschappat teksa i uroi mirëseardhjen Kryeparlamentarit Meta dhe delegacionit parlamentar shqiptar vlerësoi miqësinë me Shqipërinë dhe popullin shqiptar.

Nga ana e tij Meta shprehu kënaqësinë për këtë vizitë zyrtare në Zvicër duke vlerësuar marrëdhëniet mes dy vendeve si dhe peshën e kontributin e komunitetit shqiptar në Zvicër.

Meta u shpreh se Zvicra përfaqëson një vend mik të veçantë për të gjithë shqiptarët dhe se shkëmbimi i eksperiencave dhe ekspertizës me qytetin e Bernës i kontribuon cilësisë së marrëdhënieve dypalëshe mes Shqipërisë dhe Zvicrës.

Gjatë qëndrimit në Zvicër Kryetari i Kuvendit Ilir Meta shoqërohet nga Fatmir Toçi, Kryetar i Grupit Parlamentar të Miqësisë Shqipëri-Zvicër, Fatmir Xhafaj, Kryetar i Komisionit të Ligjeve dhe Sekretares se Përgjithshme të Kuvendit Albana Shtylla.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Foshnja 5 muajsh vdiq në spitalin e Vlorës, babai mes lotësh: Fajin e ka mjekja, nuk më tha se ishte i sëmurë! Çfarë mjekimi i ka dhënë?! Dua drejtësi

Foshnja 5 muajsh vdiq në spitalin e Vlorës, babai mes lotësh: Fajin e ka mjekja, nuk më tha se ishte i sëmurë! Çfarë mjekimi i ka dhënë?! Dua drejtësi