Meta nuk i ndahet 'DumDumanit' dhe sulmon ndërkombëtarët: T'u tregojmë se jemi me dinjitet

 

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta sulmoi sërish SPAK dhe kreun e tij Altin Dumani në fjalimin e sotëm në protestën e opozitës të PD-së. Meta nuk la pa akuzuar dhe Ramën se punon në dëm të Kosovës. 

'Të gjithë duhet të dijmë që Rama mbështet financohet në Uashington në Bruksel nga armiqtë më të egër të Shqipërisë që të rijë këtu për t’i ngulur thika Kosovës që nga Ballkani i Hapur. Ai nuk bën gabime rastësisht. Mos harroni çarë tha në Kuvendin e Kosovës në ceremoni e 10 vjetorit. Shikonte që Shqipëria e Kosova të kishte një president të përbashkët. A nuk ishte ky si kryeministër që hodhi në gjyq kryeministrin e Kosovës në detyrë në atë kohë Haradinajn. A nuk ishte ky i vuri sanksione Kurtit përpara se t’ia vinin të tjerët.

A nuk ishte ky horr që i bënte presion Kosovës. A ka ndonjë njohje Kosova sa ka qenë ky? A e dini ju që Maqedonia eksporton 57% të PDBB, ne eksportojmë 8 % më pak se para 10 vitesh. Ky me narko kullat e tij i ka vënë kazmën bujqësisë me qëllim, kazmën prodhimit vendas, po falimenton fabrikat. Ndaj është koha të ngrihemi. Dëgjova për ndërkombëtarët. Siç ka dhe McGonigal ka dhe nga ata që e arrestojnë. Ata që mbështesnin diktatorin Marcos i thanë merr helikopterin dhe ik. Mos harrojmë si e paketuan Noriegën.

Ti tregojmë ndërkombëtarëve që jemi me dinjitet, nuk e hamë presionin. Një pensionist shqiptar në Velipojë merr sa 1/3 e pensionistit në Mal të Zi. Po e mbyll me regjimin e DumDumanit. Dëgjoj që thonë: uu e arrestuan Ilir Beqaj, uu edhe Artan Lame, DumDumani është 4 vjet me vonesë që nuk ka arrestuar Ramën, me vetëdije ka firmosur 17 vendime qeverie. E zeza mbi të bardhë. Kanë qenë ministra që i kanë kundërshtuar këto vendime.

Inceneratorë nuk ka. Gjithë shteti është 5D. Erion Veliaj është me 4 vjet vonesë që nuk është në burg. Boll. Ka vjedhur publikisht e zeza në të bardhë. Ka futur në borxh gjithë Tiranën dhe gjithë qarkun. DumDumani thotë nuk e bllokoj kam hallin e arbitrazhin. Kur ke hallin e arbitrazhit o DumDuman pse nuk arreston Ramën dhe Veliajn. Pse nuk e ka hallin e arbitrazhit Rama që me aferën e Portit të Durrësit ka çuar në arbitrazh gjithë ato kompani gjermane. Ka ardhur koha ti paguaj të gjitha Rama. Të bashkuar të vendosemi në një rrugë pa kthim.'  


Lajmi kryesor:

VIDEO/ PD protestë me tym e flakë para Kryeministrisë e Bashkisë Tiranë, hidhen 35 molotovë! Fjalimi i Berishës 'sinjali' për sulm, kërkon qeveri teknike! Njerëz me maska! Meta sulmon Dumanin


G.K/A.M/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë