Meta: Nën drejtimin e udhëheqësve të saj Italia do e kalojë krizën, mirënjohje mjekëve shqiptarë

Meta: Nën drejtimin e udhëheqësve të saj Italia do e kalojë krizën, mirënjohje mjekëve shqiptarë

TIRANË - Presidenti Ilir Meta shprehu bindjen se pavarësisht bilancit tragjik, Italia do ta kalojë krizën e rëndë nga koronavirusit, ndërsa përmes një postimi në Facebook ndau edhe vlerësimin e tij për mjekët shqiptarë të integruar në sistemin shëndetësor italiane, të cilët po bëjnë gjithçka në ndihmë të qytetarëve italianë.

"Dita e djeshme shënoi një tjetër bilanc tragjik për Italinë tonë të dashur. Në këto momente tepër të vështira, lutjet dhe mendimet tona shkojnë për familjet që kanë humbur të dashurit e tyre, të cilave ju shpreh të gjithë solidaritetin e popullit shqiptar. Me urimin për shërim të shpejtë për të gjithë të prekurit nga kjo pandemi, dhe shëndet të plotë për mbarë popullin italian, i cili me kulturën dhe civilizimin e tij i ka frymëzuar të gjithë kombet për progres shoqëror, shpreh bindjen se nën drejtimin e udhëheqësve të saj, Italia do ta kalojë këtë krizë të rëndë për të, por edhe për ne, dhe Europën!

Me vëmendje dhe shqetësim të veçantë jam duke ndjekur çdo ditë edhe situatën në bashkësitë tona të dashura arbëreshe duke u interesuar për shëndetin e tyre, si edhe të qindra mijëra shqiptarëve, të cilët jetojnë, punojnë dhe kontribuojnë prej vitesh në Itali, së bashku me familjet e tyre.

Një mirënjohje dua të shpreh për të gjithë mjekët dhe personelin shqiptar të integruar në sistemin shëndetësor italian, të cilët me profesionalizëm, përkushtim dhe sakrifica të pashembullta po bëjnë çdo gjë për të ndihmuar qytetarët e këtij vendi kaq të rëndësishëm për kombin shqiptar.

Ne u jemi thellësisht falenderues, pasi angazhimi i tyre fisnik dhe njerëzor bëhet, jo vetëm në emër të humanizmit, por edhe të mirënjohjes së mbarë popullit shqiptar, i cili sa herë ka përjetuar tragjedi dhe kriza të mëdha, ndihmën dhe mbështetjen e parë e ka gjetur te Italia dhe populli i saj bujar dhe i mrekullueshëm. Kam besimin e palëkundur se Italia jonë e dashur do ta kalojë me kurajo e vendosmëri këtë krizë të rëndë. AndràTuttoBene", shkruan Meta në Facebook.

G.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, a duhet hetimet të shkojnë përtej mjekëve?



×

Lajmi i fundit

Euro 2024/ Portugalia i falet Diogo Costas pas 120 minutave dhe penalltive, mposht Slloveninë dhe gjen Francën në çerekfinale! Ronaldo gabon 11 metërshin

Euro 2024/ Portugalia i falet Diogo Costas pas 120 minutave dhe penalltive, mposht Slloveninë dhe gjen Francën në çerekfinale! Ronaldo gabon 11 metërshin