Meta nxjerr bllof Bashën dhe
Kokëdhimën për qeveri teknike

Meta nxjerr bllof Bashën dhe<br />Kokëdhimën për qeveri teknike

Krahas idesë së qeverisë teknike, Ilir Meta ka përjashtuar dhe rolin e Koço Kokëdhimës si eksponent me peshë në politikën e ditës.
 
Duke komentuar drekën e djeshme me ish-Presidentin Mejdani, që sipas mediave ishte kandidati më i mundshëm për të kryesuar qeverinë teknike, Meta theksoi se Kokëdhima kishte qenë rastësor në këtë takim.
 
Sipas tij, ish deputeti i Vlorës, është ulur disa momente në tryezën e tyre në një hotel ngjitur me shtëpinë e Kokëdhimës dhe është larguar më pas.
 
Bisedimet janë zhvilluar mes tij dhe Mejdanit, pavarësisht se Kokëdhima nuk ngurroi të shfaqej në publik si zëdhënës i tavolinës.
 
Edhe gjatë kësaj të marte ka qenë ai që ka përhapur zërat për një takim të dytë mes tij dhe Metës, ndonëse takimin e vërtetë e ka pasur me Tom Doshin në shtëpinë e tij.
 
Në këto kushte kryeparlamentari është detyruar të përgënjeshtrojë këto aludime duke saktësuar se në këtë zonë zhvillon trajtime fitnesi, për të mbajtur trupin në formë. Jo pa qëllim, kreu i LSI doli në prononcimin për mediat i shoqëruar nga trajneri i tij personal i fitnessit. 

Meta: S'ka qeveri teknike, mazhoranca vijon punën
Në një dalje për mediat të improvizuar, kryetari i Kuvendit Meta ka sqaruar se qeveria teknike nuk është një opsion për mazhorancën, pasi sipas tij detyrë e koalicionit është të çojë deri në fund punën e nisur. Ai ka nxjerrë bllof në të njëjtën kohë si kërkesën e Lulzim Bashës për qeveri teknike ashtu edhe pretendimet e Koço Kokëdhimës se në drekën e një dite më parë u diskutuan rreth problemeve të koalicionit PS-LSI.

Meta ka komentuar drekën e një dite më parë me ish-presidentin e Republikës, Rexhep Meidani dhe ish deputetin e PS, Koço Kokëdhima. Meta tha se kishte planifikuar prej kohësh drekën me ish kreun e Shtetit, Meidani, ndërsa Kokëdhima ishte rastësisht në ambientet e hotel Grand, pasi siç kujtoi ai, ka dhe shtëpinë aty afër. 

"Kam pasur një drekë të planifikuar me profesor Meidanin dje. Z.Kokëdhima ka qëlluar rastësisht aty, pasi ka dhe shtëpinë afër hotelit, ka qëndruar një pjesë të kohës me ne dhe më pas është larguar", u shpreh Meta. 

I pyetur nga gazetarët nëse gjatë takimit me z.Meidani është diskutuar për qeverinë teknike, nisur nga një propozim i hedhur nga vetë kreu i LSI-së disa javë më parë, Meta tha se ky nuk është një opsion për mazhorancën.  

Për kreun e LSI-së koalicioni qeverisës vijon punën në përmbushje të detyrimeve ndaj qytetarëve shqiptarë. 

"Me z.Meidani ishte një drekë e planifikuar prej kohësh. Kemi patur shkëmbime shumë miqësore. S'e kuptoj se pse duhet politizuar qoftë një drekë, qoftë një kafe, aq më tepër ikur ua thash arsyen se pse unë vij kaq shpesh te Hotel Grand. Koalicioni ka programin e tij, detyrimet reciproke dhe vazhdon punën e tij. S'ka ndonjë arsye për t'i trazuar këto dy çështje të ndryshme. Koalicioni duhert të vazhdojë maksimalisht të përmbushë detyrimet e tij programore dhe qeverisëse, e morale ndaj qytetarëve shqiptarë, pasi ky koalicion qeveris të gjithë shqiptarët, në mënyrë të veçantë ndaj atyre që e kanë votuar, për të mos i zhgënjyer.
 
Z.Meidani Kryeministër i qeverisë teknike?

Mendoj se kjo është një pyetje pa vend sepse nuk ekziston një opsion i tillë. Në rast se ka një keqkuptim për propozimin tim në një situatë të ndryshme disa ditë para 21 korrikut, ajo ishte thjesht me qëllimin për të bërë çdo gjë për të miratuar reformën", tha Meta.

Ai iu përgjigj edhe deklaratës së kryetarit të PD, Lulzim Basha, i cili sot deklaroi se kushti i opozitës është qeveria teknike. Meta tha se ajo që ka deklaruar Basha, është ndryshe nga propozimi i tij tre javë më parë. 

"Kam folur për një qeveri teknike që mund të garantonte klimën e besimit për reformën. Shikoja që shqetësimi i opozitës ishte shqetësimi se qeveria mund të përdorte pushtetin për reformën në drejtësi. Reforma u realizua me konsensus dhe pretendimet e opozitës u dakordësuan. Qeveria teknike që thotë z.Basha është diçka tjetër. Mund të them se angazhimi për zgjedhje të lira dhe të ndershme do të jetë maksimal dhe garantoj qytetarët se vota e tyre do të jetë e barabartë", tha Meta.  

Meta tha gjithashtu se nga takimi e djeshme me kryetarin e PD, Lulzim Basha, është rënë dakord që miratimi i ligjit të vettingut të bëhet brenda muajit gusht. Meta tha se qeveria i ka 84 vota për të bërë të mundur miratimin e ligjeve shoqëruese të reformës në drejtësi, por theksoi se ajo për të cilën ai ka insistuar ka qenë konsensusi, në mënyrë që të mos kthehej pas procesi i reformës.

"Mazhoranca i ka 84 vota, dhe mund t'i votonte në çdo moment, por i rëndësishëm është edhe linja e konsensusit. S'duhet të bëjmë në veprime të nxituara që mund të çonte këto ligje në Gjykatën Kushtetuese apo Komisionin e Venecias që mund të na kthente pas procesin. Duhet të bëjmë gjithçka për arritjen e një rekomandimi pozitiv nga Komisioni Europian për çeljen e negociatave", tha kreu i Kuvendit.
 
ilir meta

Prononcimi për mediat e Kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Ndërpritet derbi i Madridit, Reali i shënon Atleticos! Tifozët hedhin sende të forta kundër Courtois

VIDEO/ Ndërpritet derbi i Madridit, Reali i shënon Atleticos! Tifozët hedhin sende të forta kundër Courtois