TIRANE, 25 nentor/ATSH/. - Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, vizitoi panairin e "Klik Ekspo Group", i hapur që nga data 22 nëntor në Pallatin e Kongreseve dhe ku marrin pjesë kompani vendase dhe nga e gjithë bota. Duke folur për median gjatë vizitës, ai u shpreh se duke vizituar panairin ndihesh mirë, pasi ke mundësi të shohësh një interes në rritje të kompanive vendase dhe kompanive të huaja, që ekspozojnë prodhimet dhe shërbimet e tyre.
Kryetari i Kuvendit theksoi se panaire të tilla shërbejnë për të promovuar prodhimet dhe shërbimet e vendit si edhe teknologjitë me të avancuara. "Duke vizituar panairin 'Klik Ekspo Group' padyshim që ndihesh mirë, sepse ke mundësi të shohësh një interes në rritje të kompanive vendase dhe kompanive të huaja, nga e gjithë bota dhe nga vendet e rajonit, duke ekspozuar prodhimet apo shërbimet e tyre dhe natyrisht që një panair i tillë shërben për të promovuar prodhimet dhe shërbimet e vendit po edhe teknologjitë me të avancuara", deklaroi z. Ilir Meta, i cili shtoi se ky aktivitet është një kontribut për zhvillimin e ekonomisë dhe shkëmbimeve tregtare."Është një kontribut për zhvillimin e ekonomisë, për rritjen e shkëmbimeve ekonomike dhe tregtare dhe për njohjen dhe tërheqjen e teknologjive më të avancuara", tha ndër të tjerash Kryetari i Kuvendit, Meta.
Në edicionin 21-të të "Klik Ekspo Group" marrin pjesë kompani që prodhojnë materiale elektrike, makineri të industrisë agro-ushqimore, tekstile, materiale të ndërtimit, pajisje teknologjike etj. /a.ke/










