Meta paralajmëroi tubim për 'besëlidhje', Lleshaj: Çrregullim i skajshëm, koha për të kornizuar me ligj funksionet e presidentit

Meta paralajmëroi tubim për 'besëlidhje', Lleshaj: Çrregullim i skajshëm, koha për të kornizuar me ligj funksionet e presidentit

Sandër Lleshaj

TIRANE- Ministri i Brendshmëm  Sandër Lleshaj paralajmëron se duhet t'i hiqet e drejta presidentit të Republikës për të organizuar tubime anti-qeveritare. Pas thirrjes së Metës për tubim për besëlidhje në datë 2 Mars, Lleshaj deklaron se ideja se kreu i shtetit është individ i vetërregullueshëm, ka vdekur, ndërsa deklaron se vendi ynë është republikë parlamentare duke i kujtuar kreut të shtetit se nuk duhet të rreshtohet në një kah politik, "Republika Parlamentare nuk diskutohet, respektohet".

Teksa e cilëson tubimin e thirrur nga Meta anti-qeveritar, Lleshaj thotë se fakti që Policia e Shtetit do hyjë në historinë e planetit se e para polici që garanton tubimin e një presidenti kundër qeverisë flet për çrregullimin e skajshëm të zotërisë që që e ka kthyer Presidentin në një absurditet folklorik

 "Koha për të kornizuar me ligj funksionimin e institucionit të Presidentit! Prej 20 vjetësh diskutohet dhe harrohet. Por siç po duket deri në dhimbje tanimë, ideja se kreu i shtetit është individ i vetërregullueshëm, ka vdekur! Republika Parlamentare nuk diskutohet, respektohet.

Fakti që Policia e Shtetit duhet të hyjë në historinë e planetit si e para polici në botë që garanton tubimin antiqeveritar të kreut të shtetit, flet më shumë se një miliardë fjalë për çrregullimin e skajshëm të zotërisë që e ka kthyer Presidentin në një absurditet folklorik", shkruan Lleshaj.

Postimi i Sander Lleshaj

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:14
Sulmet e Metës ndaj reformës në drejtësi, Gjonaj: Amendimet janë bërë në dakortësi me SHBA-BE! Mëshirë për sulmin ndaj Elisës

1580724494_gjonaj.jpg

Pas deklaratave të sotme të presidentit Meta kundër reformës në drejtësi dhe më pas sulmit ndaj ministres Spiropali nga zëdhëndësi i Presidencës, ka reaguar ministrja Etilda Gjonaj. Me anë të një reagimi në Twitter Gjonaj thekson se çdo amendim dhe çdo gjë që lidhet me reformën në drejtësi është bërë në dakortësi me SHBA-BE.

"Jo thjesht për të ardhur keq, po për t’u ndjerë shumë keq, kur sheh e dëgjon se si kreu i shtetit ka humbur arsyen! Kujtoj vetëm se: çdo ligj apo amendim që kemi miratuar lidhur me drejtësinë ka konsensusin e SHBA/BE!Ndërsa agresioni ndaj Elisës s’meriton koment po vetëm mëshirë!", shkruan Gjonaj.

Sa i përket sulmit të presidencës ndaj Spiropalit Gjonaj thekson se agresioni ndaj saj s’meriton koment po vetëm mëshirë!

Statusi i Etilda Gjonajt

"Moj e Çmendura E., po edhe për grushtin e shtetit keni marrë konsensusin e SHBA-BE? Se Venecian që vetë e kërkuat, po vetë e përzutë! Megjithatë, ne nuk nxitohemi! Po presim edhe opinionet zyrtare të EURALIUS-it. Se kështu mashtruat ju edhe për opinionet që nuk ekzistojnë të KED, Shkollës së Magjistraturës, dhe Komitetit Shqiptar të Helsinkit, që shkëlqeu me delegjitimimin e ligjit tuaj anti-kushtetues të betimit buzë Lanës. Mbani fort oligarkët se ata janë të besës. Sa për popullin, do e shihni shumë shpejt! Edhe pak durim! Me qetësi dhe drejtësi! Për gjuhën jashtë kontrollit, nuk kemi koment, se ti na udhëheq në këtë drejtim bashkë me Skënderbeun tënd", shkruante Blushi duke iu përgjigjur deklaratës së zëdhënëses së qeverisë për thirjen e presidentit Ilir Meta për tubim anti-qeveritar.

Ora 21:03
Tedi Blushi i përgjigjet Manjës: Të ftoj të marrësh pjesë në konferencën e nesërme të Metës! Faktet e reja do bëjnë të harrohet dosja '184'

1582142627_blushi1.jpg

Zëdhënësi i presidentit të Republikës Tedi Blushi njofton se ditën e nesërme presidenti Ilir Meta do të mbajë një tjetër konferencë për shtyp. Ai ka ftuar kreun e Komisionit të Ligjeve Ulsi Manja që të marrë pjesë në konferencë, duke ironizuar faktin se para pak kohësh ai u përfol si një prej zyrtarëve që shfaqej në përgjimet e dosjes 184 për zgjedhjet e Dibrës.

Ai thotë se edhe Manja do të bëhet pjesë e tubimit kundër grushtit të shtetit, pasi sipas tij faktet e reja tronditëse do bëjnë që të harrohet edhe dosja 184.

"Ftohet zëdhënësi i Dosjes së Dibrës të marrë pjesë nesër në konferencën e radhës për shtyp në Presidencë, e madje të bëjë pyetje dhe debat para gazetarëve, jo vetëm si kryetar i Komisionit të Ligjeve dhe lider i reformës në drejtësi, por dhe si filozof i paparë që u shfaq sot.
Me qetësi dhe drejtësi!

Deri në 2 mars jemi të bindur se do bashkohesh me mbarë popullin kundër grushtit të shtetit. Se faktet e reja tronditëse do bëjnë të harrohet dhe Dosja 184.
Presidenti të pret nesër në Presidencë, t’i dëgjojë këshillat e tua nga afër. Ai do të trajtojë me më shumë përulësi, se sa e trajtove ti në Komisionin Parlamentar. Të presim!"
, shkruan Blushi.

Ora 21:00
Ironia e Manjës: President mos e çmend Metën! Gjeni gjuhën e bashkëpunimit sa më parë se u bëtë gazi i botës

1582022524_ulsimanja.jpg

Deputeti i Partisë Socialiste njëherësh kryetar i Komisionit të Ligjeve Ulsi Manja ka reaguar pas deklaratës së presidentit Ilir Meta se për të thirrur tubim popullor në datë 2 mars.

"Zoti President mos e dëgjo Ilir Metën dhe ti zoti Ilir mos e çmend Presidentin! Gjeni gjuhën e bashkëpunimit sa më parë se mirë u bëtë gazi i botës, po po e bëni edhe Shqipërinë gazin e botës!Ju lutem, takohuni dhe ulni gjakrat, mos u kacafytni brenda të njëjtës kokë.Duhet qetësi!", shkruan Manja.

Ora 20:53
Lleshaj paralajmëroi kufizim të funksioneve të Metës/ Blushi: 'Gjeneral nën poture'! Rendin në 2 mars e garanton presidenti

1574426112_tediblushi.jpeg

Zëdhënësi i presidentit të Republikës Tedi Blushi i është përgjigjur ministrit të Bredshëm Sandër Lleshaj i cili paralajmëroi se kreut të shetit do t'i hiqen kompetencat për të bërë tubime anti-qeveritare.

"Asnjë sekondë për të humbur me "Gjeneralin" nën poture. Si mund të bëjë moral për Kushtetutën një gënjeshtar që donte të hynte në shkelje të Kushtetutës me kamuflazh në zyrën e ministrit? Qetësohu “Gjenerali” nën poture: Rendin në 2 mars e garanton Presidenti bashkë me popullin!", shkruan Blushi.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tosi: 20/02/2020 08:54

    Eshte ngjallur fantazma e Habib Burgibes ish presidentit te Tunizise qe lajthiti ne krye te shtetit dhe nuk dilte nga zyra. Por nje skuader e gardes e nxori me shqelma nga zyra dhe e dergoi ne psikiatri dhe ne zyren e tij hyri kryeministri Ben Ali.

    Përgjigju
  • Tahipi: 20/02/2020 06:56

    Eshte hera e pare ne demokraci qe degjoj se presideni i Repulikes organizon grusht shteti me anen e tubimit popullore me moniken qe mban parrulla ne dore.Poshte qeverija dhe Edi Rama,rrofte repubika e hajduteve bashk me like Meten.Ky eshte raliteti i politikes shqiptare qe presidenti del mbi ligjin dhe kushtetuten,ecila kjo e fundit nuk zbatohet nga politika dhe ushtrohet dhune verbale kunder saj.

    Përgjigju
  • Sali haklaj: 19/02/2020 22:26

    Meshirojeni se esht cmendur. Populli po qesh mire se po qesh i fundit me ilir rrum bythjen

    Përgjigju
  • Populli: 19/02/2020 20:56

    Bllokojeni dhe zhdukeni fare kets maskara President. Njeri primitiv dhe i paskrupullt. Shqiptaret nuk meritojne dhe nuk mund te durojne me tronditje te tjera nga dy kriminele dhe hajdut te pashoq si Berisha dhe Meta... Duam stabilitet, zhvillim, optimizem dhe shprese per vete dhe femijet tane... Smund te jemi peng i ketij maskarai dhe te tjereve te te njejtit lloj si ai...

    Përgjigju
  • Sa me pare,,se ky i terbuar ,as Ilacet nuk e ndimojne..: 19/02/2020 20:05

    Te vjedhesh ,te perdhunodhe nje Popull ,dhe kure e shikon Greminen se te eshte afruar ! Dhe me paturpesi ,fute Popullin ne vella vrasje ..Krim ne te rende nuk ka .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kickbox/ Skandal në Malin e Zi, arbitri godet me trofe në fytyrë trajnerin kosovar (Video)

Kickbox/ Skandal në Malin e Zi, arbitri godet me trofe në fytyrë trajnerin kosovar (Video)