VLORË – “Ne duam një Shqipëria pa politikanë përçarës dhe konfliktualë, të cilët përpara një jave na e kthyen Parlamentin e leshit, ndërsa sot e kthyen në Parlamentin e veshit. Nuk është ky Parlamenti që i duhet Shqipërisë. Shqipërisë i duhet një Parlament që merret me shqetësimet kryesore të vendit, një Parlament që merret me reformat kryesore që e integrojnë atë në Bashkimin Evropian. I duhet një Parlament larg akuzave dhe denigrimeve". - Kjo ishte deklarata e drejtpërdrejtë e kreut të LSI-së, Ilir Meta, drejtuar ish-aleatit të tij të katër vjetëve të shkuar, kryeministrit Sali Berisha.
Ilir Meta e deklaroi këtë sot gjatë një takimi elektoral në pallatin e sportit të qytetit të Vlorës."Dua t’i them sot nga Vlora, kryetarit të Qeverisë që të mos shohë ëndrra me sy hapur se opozita do që të shtyjë zgjedhjet, sepse opozita do që zgjedhjet të zhvillohen që sot!" - theksoi Meta. - "Jemi këtu për t’i thënë dikuj se do hapë 280 mijë vende pune, që s'i hapi në 8 vjet, se Vlora nuk ngopet me lugën e zbrazët", - tha Meta. -"Jemi këtu për t’I thënë atij që injoron realitetin se Vlora nuk gënjehet me këtë. Jemi këtu për t’i thënë se nuk mund të qeveriset me autolëvdata të tilla, kur borxhet ndaj kompanive që kanë bërë punë publike, po shkojnë drejt 300 milionë eurove. Nuk mund të vazhdohet me këtë eufori boshe ndaj sukseseve ekonomike; kur borxhi ndaj tvsh po kalon 200 milionë euro".
META: ATA QE GUXUAN TE ANASHKALOJNE VLOREN NE 28 NENTOR, GUXUAN TE MATEN ME HISTORINE
"Të dashur motra dhe vëllezër, jam shumë i lumtur që ndodhem këtu mes jush në Vlorën heroike të pavarësisë dhe të Ismail Qemalit, në Vlorën e luftës së lavdishme Antifashiste Nacionalçlirimtare", - iu drejtua Meta simpatizantëve; - "në Vlorën e mijëra burrave dhe grave të shquara, që kanë sakrifikuar gjithçka të shtrenjtë për të themeluar shtetin dhe për t'i dhënë lirinë Shqipërisë. Vlora na ka bërë gjithmonë të ndihemi krenarë. Na bëri të tillë edhe nëntorin e kaluar, pavarësisht se u bënë përpjekje për ta anashkaluar në festimet e 100-vjetorit të pavarësisë vendin ku u krijua shteti dhe burrin e madh të kombit që ngriti flamurin, patriotin e shquar Ismail Qemalin. Ata që u përpoqën të anashkalojnë Vlorën dhe të anashkalojnë Ismail Qemalin bënë një gabim të madh sepse guxuan të maten me historinë. Por më 24 qershor ata nuk do të kenë më mundësi të bëjnë histori, dhe Vlora bashkë me Ismail Qemalin dhe veprën e tyre do të mbeten gjithnjë të dashura të shtrenjta për mbarë kombin.
Kur thua Vlorë nuk të vjen përpara syve pushteti, por kur thua Vlorë të vjen në kujtesë shteti, themelet e tij, institucionet e tij, sepse këtu u krijuan për herë të parë themelet e shtetit tonë."
META: I THEM ATIJ, QE NUK HAPI DOT AS 50 MIJE VENDE PUNE: VLORA NUK NGOPET ME LUGEN E ZBRAZET
Kryetari i LSI-së iu drejtua direkt Kryeministrit nga Vlora me fjalët: "Jemi sot këtu për t'i thënë cilitdo që premton të hapë 250 mijë vende pune në katër vitet e ardhshme, por nuk hapi dot 50 mijë vende pune në tetë vitet që po mbyllen, se Vlora nuk ngopet me lugën e zbrazët. Se Vlora kërkon ndryshim. Se Shqipëria kërkon një model të ri ekonomik, kërkon një zhvillim të qëndrueshëm, kërkon të kalojë nga një ekonomi e konsumit e financuar nga të ardhurat e dërguara nga emigrantët tanë në një ekonomi që prodhon, në një ekonomi që eksporton, në një ekonomi që konkurron.
Ndaj jemi sot këtu për t'u thënë të gjithëve që mbajmë fjalime për arritjet e jashtëzakonshme të Shqipërisë në kohë krize duke lënë pas Gjermaninë dhe vendet më të zhvilluara të planetit, se Vlora nuk mund të pajtohet me këtë arrogancë, me këtë vetëkënaqësi, me këtë injorim të realitetit të problemeve ekonomike, sociale që kanë qytetarët e Vlorës dhe të gjithë Shqipërisë. Jemi këtu për t'u thënë se nuk mund të vazhdohet të qeveriset me lëvdata, nuk mund të vazhdohet të qeveriset me autolëvdata të tilla kur borxhet ndaj kompanive që kanë bërë punë publike po shkojnë drejt 300 milionë euro të papaguara duke i vënë këto kompani në vështirësi shumë të mëdha përpara bankave dhe duke rritur në mënyrë të jashtëzakonshme kreditë e këqija. Nuk mund të vazhdohet me këtë eufori boshe të sukseseve ekonomike, kur borxhi ndaj bizneseve për mosrimbursimin e TVSH-së po i kalon 200 milionë euro.
"NE KEMI NEVOJE PER NJE SHTEG STRATEG, JO PER NJE PER AMBULANCE URGJENCE"
Politikanët kanë ikur dhe do të vijnë. Por, shteti do të vazhdojë të mbetet dhe është detyra jonë për ta konsoliduar atë, për të arritur standarde të reja në shërbim të qytetarëve tanë. Ne kemi nevojë për një shtet strateg dhe jo thjesht një ambulancë që shërben në raste urgjente. Ne duam një Shqipëri që asetin e saj më të vyer, rinisë, t'i kthejë shpresën për të ardhmen evropiane, këtu në Vlorë dhe në Shqipëri dhe shpresë do të thotë më shumë alternativa, programe ekonomike, sociale, arsimore, por edhe tolerancë politike dhe kulturë e re evropiane në marrëdhëniet tona. Shpresë do të thotë jo vetëm aspiratë, por edhe përkushtim, solidaritet, vizion për sot, për nesër dhe për dekadat që vijnë.
"POLITIKANET KONFIKTUALE NUK DHANE PARLAMENTIN QE I DUHET SHQIPERISE"
Ndaj ne jemi sot këtu për të shprehur edhe njëherë tjetër vendosmërinë tonë si forcë politike për t'ju përkushtuar këtyre qëllimeve, për ti qëndruar larg konfliktualitetit politik shterpë që vazhdon të mbajë peng mirëqenien e qytetarëve tanë por edhe procesin tonë të integrimit evropian. Ne duam një Shqipëria pa politikanë përçarës dhe konfliktualë, të cilët përpara një jave na e kthyen Parlamentin e leshit, ndërsa sot e kthyen në Parlamentin e veshit. Nuk është ky Parlamenti që i duhet Shqipërisë. Shqipërisë i duhet një Parlament që merret me shqetësimet kryesore të vendit, një Parlament që merret me reformat kryesore që e integrojnë atë në Bashkimin Evropian. I duhet një Parlament larg akuzave dhe denigrimeve, të cilat nuk kanë asnjë lidhje as me qytetarët më të thjeshtë në skajin më të largët të këtij vendi. Ne duam një Shqipëri me një klasë politike që ka pjekurinë dhe vetëpërmbajtjen, që di të bëjë zgjedhje të lira dhe të ndershme, sepse jemi i vetmi vend në Evropë, edhe pse jemi prej vitesh në NATO, që ende nuk kemi realizuar zgjedhje të pakontestuara.
"BERISHA, NUK DUAM SHTYRJE TE ZGJEDHJE, OPOZITA DO TE ZHVILLOHEN QE SOT"
Lidhur me çështjen e zgjedhjeve, dua ti them sot nga Vlora, kryetarit të Partisë Demokratike të mos shohë ëndrra me sy hapur se opozita do të bojkotojë apo se opozita do të shtyjë zgjedhjet e 23 qershorit. Opozita, Vlora dhe Shqipëria duan që zgjedhjet të bëhen që sot. Ne jemi vendi që krenohemi se jemi me popullsinë më të re në Evropë, ndaj që të ecim më shpejt, jam i sigurt se rinia e Vlorës, se rinia e Shqipërisë do të thotë në mënyrë të qartë e të sigurt fjalën e saj në 23 qershor, në mënyrë që ti hapet rruga një ndryshimi themelor, në mënyrë që ti japin fund politikës ndalese dhe përjashtuese, në mënyrë që të nisim vërtet një politikë të re të bashkëpunimit edhe me demokratët që do të jenë nesër në opozitë. Sepse ata nuk janë armiqtë tanë, ata janë bashkëqytetarët tanë, ata janë miqtë tanë, ata janë komshinjtë tanë. Por, ata e dhanë maksimumin që mund të jepnin gjatë këtyre tetë viteve. Tani është koha për ndryshim dhe përmes këtij ndryshimi do të realizohet një bashkëpunim shumë i gjerë dhe i domosdoshëm që i ka munguar vendit deri tani midis mazhorancës së ardhshme dhe opozitës së nesërme.
"NE VLORE NE DO T'I MUNDIM JO 8 ME 2, POR 9 ME 3"
" Aleanca për Shqipërinë Evropiane e nisi rrugën e fitores në qytetin e Shkodrës dhe kulmin e fitores do ta ketë këtu në Vlorë në 23 qershor. E kemi të pamundur ta mundim Berishën këtu në Vlorë 8 me 2, sepse janë 12 mandate, por ju jap fjalën se do ta mundim 9 me 3. Ashtu sikurse ju jap fjalën se të 12 kandidatët dhe kandidatet e Lëvizjes Socialiste për Integrim do të jenë të gjithë djemtë dhe vajzat e Vlorës që rrinë dhe jetojnë me hallet dhe me shqetësimet e këtij populli të mrekullueshëm", - tha Meta në përfundim të takimit.
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com