Në përfundim të takimit me ambasadoren e re të SHBA në Shqipëri, presidenti Ilir Meta shkruan se bashkë me SHBA Shqipëria do të punojë për përballuar me sukses sfidat me të cilat do të përballet.
"I kënaqur të prisja dhe të pranoja Letrat Kredenciale të Ambasadores së re të SHBA, znj.Yuri Kim. SHBA një partner strategjik, i pazëvendësueshëm për Shqipërinë. Së bashku të përballojmë me sukses sfidat që ka vendi.
Zoti e bekoftë miqësinë shqiptaro-amerikane!" , shkruan Meta.
Lajmi kryesor:
Ambasadorja e re e SHBA në Shqipëri Yuri Kim flet shqip në fjalimin e saj të parë: Ne jemi me ju krah për krah!










