TIRANË- Ndonëse Lulzim Basha është larguar nga drejtimi i Partisë Demokratike, Presidentit Ilir Meta nuk i del inati me ish-kreun e opozitës. Në një intervistë të dhënë sot në televizionin e familjes Berisha, Meta ka sulmuar Bashën duke e akuzuar se e ka tradhtuar opozitarizmin. Meta ka thënë se opozita ka qenë e kapur dhe e shitur.
“Ndaj ndodhi ajo qe ndodhi me 25 prill. Madje e kam paralajmëruar me herët: Pse me këtë kecin (Lulzim Bashën) ju do përmbysni Ramën?”, ka thënë Meta.
“Kam qenë vetëm i tradhtuar dhe i provokuar nga të gjitha drejtimet. Unë nuk kam qenë i qetë sepse nuk kam pasur të qarta disa gjëra, jo në raport me zotin Basha sepse për atë kam qenë shumë i qartë dhe ja kam shprehur të gjithëve këtë fakt. Ndaj jam sot i qetë sepse jam i qarte për të ardhmen. Jam i qetë sepse i kam fituar te gjitha betejat, ne "Venecia" dhe këtu, në mbrojtje të Institucionit te Presidentit”, ka vijuar Meta.
Duke shpalosur objektivat e së ardhmes Meta ka thënë se nuk pranon asnjë propozim për një mandat të dyte si President, edhe pse në fakt askush nuk e ka përmendur si një mundësi rizgjedhjen e Metës. Meta tha se më 25 korrik 2022 (ditën kur nuk është më president) opozita do ridimensionohet.
“Sovraniteti do jetë një nga çështjet që unë do angazhohem në të ardhmen, kthimi i sovranitetit të popullit shqiptar. Kam vendosur të qëndroj në politike dhe do qëndroj gjatë. Në këtë vend, është dëmtuar sovraniteti i vendit dhe i popullit shqiptar që është zot i vendit të vet. Sovraniteti do të jetë tema kryesore, por gjithashtu do te jem i angazhuar për demokracinë , lirinë , ekonominë dhe të drejtave të qytetareve. Kjo do jetë edhe nja nga çështjet që do te jetë pjesë e ridimensionimit të opozitës pas 24 korrikut”, ka thënë ndër të tjera Presidenti Ilir Meta, i cili edhe nuk e ka ndalur sulmin e tij ndaj mazhorancës duke e akuzuar se ka kapur drejtësinë.
-
Jooooo,duhen Vica si puna jote.Duhen dhe ca kerrica si beu qe lindi kerric.
Përgjigju -
Edhe ky po pergatitet per "lufte" kunder SHBA'se !! Se bashku me Saliun,po lakojne "teorine e sovranitetit" ?! Duket te jete ne "rradhe" per Non Grata...... Po "konturojne" frontin Anti Amerikan dhe Anti Perendimor ne Shqiperine tone !Nuk vlejne me shume komente.Lymi Tutit
Përgjigju -
O Ilir Meta e vërteta ti je burri më i keq i Shqipris. Ti Kit kombi i ke bër vetëm keq e ti flet për Lulin. Luli dihet që ishte një njeri i mbaruar e i diskretituar. Po ti je më posht se Luli o Ilir turi.
Përgjigju -
presidenti me i dobet ne gjithe historin nuke dha asgje pere vece dekoratave ku i interesonte
Përgjigju -
Epo keci ua ngeci ama, ty dhe birishes. Te duket vetja cjap me mjeker cepani? Edi Rames ti hani ate qe behet dhe s'thuhet, se u ka nxjerr si PLEHRAT E KOMBIT SHQIPTAR, me punen qe ka bere keto 9 vjet, se e late Shqiperine te vjedhur, te vrare,te djegur,te shkaterruar,te shperfytyruar o te paudhe. ,TA GEZONI E TRASHEGONI kete titull ju te dy e silikonja, se per hir te vertetes Liri Berisha ka qendruar larg te keqes.
Përgjigju







Komente
Komento