Meta: Përjashtoj çdo mundësi
për koalicion me Berishën
Nga qyteti i Beratit kryetari i LSI përjashton në mënyrë kategoike bashkëpunimin me kryeministrin Berisha pas zgjedhjeve. "Kryeministri guxoi të vërë dorë mbi KQZ. Ne jemi të përcaktuar në Aleancën për Shqipërinë Europiane".
BERAT - Nga qyteti i Beratit kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim përjashton në mënyrë kategoike bashkëpunimin me kryeministrin Berisha pas zgjedhjeve.
“E dëgjova mbrëme se tha do të bëjmë koalicion me LSI pas 23 qershorit. Unë si djalë i juaj në radhë të parë dua të jap një përgjigje nga Berati se LSI dhe Ilir Meta përjashtojnë cdo mundësi koalicioni me një qeveri dhe Kryeministër që guxoi të vërë dorë mbi
KQZ, të një njeriu që pati të gjitha mundësitë të largohet me dinjitet. Ne jemi të përcaktuar në Aleancën për Shqipërinë Europiane, ne jemi ajo forcë që do mbyllë përgjithmonë politikën e përcarjes që instaloi Sali Berisha. U bëj thirrje të gjithë demokratëve në Berat, se ka ardhur koha që gjithë Berati të dënojë një qeevri që harroi zërin e Beratit” tha Meta përpara simpatizantëve të cilët ishin mbledhur sot në mitingun përmbyllës të LSI-së në qytetin e Beratit.
Meta tha se beratasit do ta largojnë kryeministrin të dielën pasi po të presë premtimin e Berishës për Boshtin e jugut do t’i duhet të presë dhe nja 2 400 vjet të tjera, dhe se ky qytet kërkon zhvillim.
“Berisha do të ikë të dielën si kryeministër njëherë e përgjithmonë sepse po të presë Berati premtimin e Berishës për Boshtin e jugut do t’i duhet të presë dhe nja 2 400 vjet të tjera sepse ai për 8 vjet as rrugën e vjetër Lushnje-Berat nuk e rikonstruktoi. As gropën e rrugës që lidh Lushnjën me Beratin vecse filloi të hedhë asfalt 3 javë më parë këtu në qytetin Beratit. Ne do fitojmë, se Boshti i Jugut duhet bërë tani dhe jo të shtyhet." - tha Meta duke premtuar se do të bëjë unazën e Beratit brenda 2 viteve të para
LSI premtoi dhe subvencionim për fermerët dhe një plan të vërtetë për ringritjen e industrisë. Në miting u theksua se "LSI është forca e integrimit të vendit, se LSi mbështet punësimin dhe mbështetjen për biznesin".
Meta ka theksuar se "edhe 72 orë për të marrë fitoren e merituar që do bëjnë Beratin të ecë më shpejt dhe gjithë Shqipërinë pa u ndalur. Berati meriton një të ardhme më të mirë dhe e meriton sot. Berati kërkon punë dhe plani ynë për punësimin do ta vërë Beratin dhe gjithë Shqipërinë në punë".(mag/sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
63.4%
-
Jo
33.6%
-
Nuk e di
3%
Vota total: 4209
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
‘Studio Live’/ Logu: Demokratët Euroatlantikë të vetëm në zgjedhje, 13-15 mandate! Jakaj: Celibashi politik, kërkojmë kandidimin në një listë me PD, Basha-Kryemadhi gabuan
10 Janar, 17:52
-
Nesër hapi i parë i procesit historik, diaspora nis regjistrimin për zgjedhjet e 11 majit! Çfarë duhet të dinë emigrantët
10 Janar, 15:38
-
Dështojnë negociatat! PD bllokon votimin elektronik në qarqe, do testohen vetëm në disa qendra në Tiranë
10 Janar, 15:33
-
Zgjedhjet e 11 majit, Rama mbledh drejtuesit politikë në PS! Fokusi te vota e diasporës
9 Janar, 16:53
-
KQZ 'kënaq' PD e PS, diaspora do të sqarohet me SMS për gabimet në regjistrim, mund të riaplikojnë
9 Janar, 15:51
-
Diaspora voton! Të shtunën hapet regjistrimi për emigrantët, në KQZ partitë ende debat të ‘ndezur’
8 Janar, 16:13
-
Vota e diasporës kërkon ndërhyrje në Kod Zgjedhor, PS-PD drejt negociatave! Duhen afate të reja, mazhoranca gati 'të lëshojë' numërimin në KQZ
7 Janar, 19:04
-
Eduard Zaloshnja: 3.73 milionë shtetas në moshë për votim dhe 900 mijë fëmijë e adoleshentë
7 Janar, 12:15
-
Zgjedhjet/ Nga 11 janari, qeveria e bashkitë ‘kyçen’ për fushatë, ndalohen legalizimet e bonuset! KQZ skuadër për monitorimin e politikanëve në internet
6 Janar, 16:25
-
Zgjedhjet 2025/ Taulant Balla thirrje diasporës të regjistrohet prej 11 janarit: Fleta e votimit pas plotësimit duhet nisur për në Shqipëri
5 Janar, 16:46
-
KQZ testim teknik Platformës Elektronike të Regjistrimit në prani të Shoqërisë Civile
3 Janar, 18:32
-
Speciale/ Zgjedhjet 2025, ja si do regjistrohet një emigrant për të votuar! Celibashi për Report Tv: Qeveria 5 mln euro për të paguar postën, por duhet ndryshuar Kodi
2 Janar, 11:40