Ilir Meta ka përkujtuar në 88-vjetorin e vdekjes së tij patriotin e paharruar Hasan Prishtina.

Presidenti e ka nisur këtë përkujtim me citimin e një shprehje “Njeriu pa kombin është asgjë, e kombi pa brezat e ardhshëm shuhet”, që sipas tij është ende shumë aktuale.

Sipas Metës Shqipëria po vuan plagën e madhe të shpopullimit dhe është detyra jonë t'i kthejmë rinisë shpresën dhe besimin për ndërtimin e së ardhmes së sigurt evropiane në Atdhe.